Kastriot Islami: Hahaha… Fasadat ja menderosën…

726
Sigal

Nga Kastriot Islami

Rama s’ka pasur asnjëherë as thelb, as përmbajtje, as substancë, as domethënie, në gjithcka ka bërë në jetën e tij. As si basketbollist, as si piktor, as si zhgarravinist, as si ministër kulture, as si kryetar bashkie për 11 vjet, as si kryetar i PS dhe natyrisht jo e jo si kryeministër.  Ai ka qënë vetëm fasadë e shëmtuar përmes së cilës mashtronte që s’e njihnin apo i kishte larg….

Edhe libri me zhgarravina sic e ka promovuar vetë, s’ka as titull dhe as përmbajtje, vecse zhgarravina të ngjyrosura gjatë takimeve me të të ftuarit në zyrë. Zhgarravina që as vetë s’i kupton përse i ka ngjyrosur në atë mënyrë, për shkak të turbullirës mentale gjatë kohës që bashkëbiseduesit flisnin dhe ai as denjonte ti dëgjonte…Zhgarravinat kanë qënë vetëm fasadë dhe asgjë tjetër…

As fluturat mbi murin e zyrës nuk kanë asnjë përmbajtje, janë thjesht dhe vetëm fasadë….

Edhe “kthimi në identitet” i godinave kur ishte në krye të ministrisë së kulturës ka qënë fasadë…

Edhe ngjyrat e “cuditshme” mbi ndërtesat e komunizmit kanë qënë vetëm fasadë…

Gjithcka nga 6 vjet në krye të qeverisë nuk ka qënë as reformë dhe as përmbajtje, por vetëm mashtrime e gjënjështra të maskuara nën një fasadë propagande….

Edhe kupola prej kaucuku te ndërtesa e kryeministrisë më shumë i ngjason me një fasade kuplaraje….

Kurse kërpudha e pakuptimtë në “oborrin” e kryeministrisë ishte dhe mbetet një element “fasade”, pa asnjë kuptim apo domethënie…

Nuk po flas për ekspozitat e “zhgarravinanve” apo të “poceve prej qelqi” që jo vetëm nuk kanë asnjë kuptim e përmbajtje, por edhe si fasada janë të shëmtuara e të neveritshme…

Rama në mungesë totale të përmbajtjes ka qënë fanatik i fasadave; dhe sa herë që i kanë prekur përmbajtjen s’e ka carë kokën. Ama kush i ka prekur fasadën është bërë xhind…

Kjo i ka ndodhur edhe dje me protestën e opozitës…

Dje me shumë elegancë, opozita ja ka mendorosur fasadën e zyrës së tij…

Ja ka ngjyer me bojë, me vula të zeza…

Ka “ngjyer” hyrjen e zyrës me tym katrani…

I kanë bërë pis kupolën prej kaucuku të përzgjedhur me kujdesin e një prokseneti…

Por ajo që e cmendur fare ka qënë menderosja që i kanë bërë zyrës së tij me projeksionet kompjuterike…

Dje media botërore, nga Uashingtoni,  Nju Jorku, Berlini, Parisi, Roma, Londra, nga kudo në boetë kanë transmentuar fotot e menderosjes së të gjithë fasadave të tij.. dhe këto foto i djegin thellë në shpirt më shumë se gjithkca tjetër… sepse në të vertetë ai me ato mburret dhe realisht nuk ka asgjë tjetër për të treguar…

Dje Rama, pa përmbajtje, pa thelb, pa substancë, pa domethënie, ka dalë në sytë e të gjithë, me fasadë të menderosur. Të gjithë e kanë parë ashtu sic e panë me pantallonat e lagura  në “vëndin e keq”…

Është shumë rëndë… Nuk e kishte menduar se fasadat e tij të menderosura do të bënin xhiron e botës…

Dhe ajo që ka ja qelbur fare fasadën Ramës e Lleshit është goditja cnjerzore e Sahit Dollapit…

Dhe ajo që e tmerron është se po kupton se nuk do të ketë jetë të tretë në dashuri me fasadat…

Jeta e tretë do të jetë në rastin më të mirë sorrollatje rrugëve si LYMI i Tutit me kanacen e jargëve në dorë.