Ish-kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Zef Preçi: Të bëhen testime masive për koronavirusin

379
Sigal

Pandemia Covid-19 aktualisht është çështja më e nxehtë në të gjithë botën dhe kjo për arsye të forta.

Sipas raportit të ditës së sotme, numërohen mbi 47 mijë viktima në të gjitha vendet e prekura, ndërsa në Shqipëri janë shënuar 16 raste vdekjeje.

Edhe pse debatet në lidhje me këtë çështje janë të shumta, ai që ka marrë vëmendjen e shumë figurave të shquara dhe organizmave mjekësorë në të gjithë botën, është debati në lidhje me numrin e testeve që duhen kryer për koronavirusin. Kujtojmë këtu se OBSH bëri thirrje për testime masive.

Pikërisht për këtë, ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Zef Preçi ka publikuar një shkrim kur thekson se testet duhen rritur në numër në Shqipëri.

Ai e fokuson analizën e tij në sqarimin e saktë dhe preciz të së drejtës së spitaleve private për të kryer teste në mënyrë të pavarur nga ISHP.

TESTET E CORONAVIRUS-IT SI TEST PER FUNKSIONALITETIN E SHTETIT

Pavaresisht thirrjeve te kreut te Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH) te javes se shkuar per te rritur numrin e testeve per coronavirus-in, te dhenat zyrtare ne vendin tone tregojne se keto testime vazhdojne te kryhen me te njejtat ritme nga ana e Institutit te Shendetit Publik (ISHP).

Nderkaq, ne mas-median e javes qe shkoi eshte bere e ditur se drejtues te larte te Spitalit Amerikan – nje spital privat me shtrirje ne rreth 50 shtete – kane deklaruar se kane importuar pajisjen perkatese laboratorike si dhe nje numer te konsiderueshem tamponesh te nevojshme per kryerjen e ketij testi. Madje jane dhene edhe shifra indikative mbi variacionin e cmimit te mundshem te ketij sherbimi.

Me cilesine e ish-drejtuesit te agjencise anti-moponol (Autoriteti i Konkurrences), e konsideroj ne interes te publikut te sqaroj sa vijon:

1. Sipas te dhenave zyrtare, spitali ne fjale, si nje operator ekonomik i specializuar ne sherbimin shendetsor, eshte licensuar ne konforimitet me kerkesat e legjislacionit shqiptar, dmth nuk paraqet asnje vecori per te cilen mund te ushtrohet e drejta e ndalimit te ushtrimit te nje apo me shume sherbimeve brenda fushes se veprimtarise per te cilen eshte licensuar.

2. Ne perberje te kompleksit te sherbimeve per te cilat eshte licensuar dhe operon ky spital eshte edhe laboratori, i cili gjithashtu eshte certifikuar dhe akredituar sipas legjslacionit ne fuqi. Mbi bazen e ketij certifikimi dhe akredimi te laboratorit ne perberje te spitalit, prej disa vitesh kryhen mijera vizita, mijera operacione, rekomandime per trajtim, etj., per qytetaret shqiptare dhe nga vendet e rajonit.

3. Testimi per coronavirus-in eshte nje test laboratorik i zakonshem dhe mbulohet nga licensa, cerfifikimi dhe akreditimi i laboratorit, dmth rezultatet qe dalin prej Spitalit Amerikan per coronavirus-in jane dhe duhet te jene ekuivalente me ato qe rezultojne nga ISHP.

4. Mbeshtetur ne licensat e siguruara edhe nga Ministria e Arsimit, behet me dije se Spitali Amerikan eshte ne procesin e shnderrimit ne spital universitar, dmth ne nje institucion per pergatitjen e mjekeve, stomatologeve, infermjereve dhe laboranteve te rinj, nje lloj si ne fakultetin aktual te mjekesise dhe institucionet e tjera arsimore publike ne kete fushe.

I solla keto detaje per te arrite ne konkluzionin se ne aspektin ligjor, institucional, te konkurrences dhe rregullimit te tregjeve (ne kete rast tregu i shendetit), pavaresisht pozites se rendesishme qe zoteron ne treg, Spitali Amerikan eshte nje nder operatoret kryesore ne vendin tone dhe jo vetem, dhe se veprimtaria e tij mbeshtetet plotesisht ne legjislacionin ne fuqi. Per rrjedhoje, cfaredo kufizimi i veprimtarise se tij nuk gjen mbeshtetje ligjore, pra eshte e paligjshme. Kjo duke perfshire edhe ndalimin e kryerjes se analizave per testin e coronavirus-it. E tash te vijme te „argumentet“ qe perdoren per kete ndalim administrativ te pjesshem te aktivitetit (kryerja e analizave per testin e coronavirus-it), e pse jo edhe te pasojat, nga kendveshtrimi i interesit publik.

Diten e djeshme, nje televizion kombetar dhe disa portale, percollen lajmin se „Policia e Shtetit ka bërë një kallzim pranë organit të akuzës për të nisur hetimet për mashtrimet që po iu behen qytetarëve shqiptare me testet, në kushtet e pandemise… se Prokuroria e Tiranës do të hetojë subjektin privat, Spitali Amerikan, sipas nenit 267 të Kodit Penal për përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik si dhe bazuar ne nenin 174 të Kodit Penal për kontrabande me mallra të tjera“ duke permendur si burim kreun e Prokurorise se Tiranës .

(https://ëëë.vizionplus.tv/testet-spitaliamerikan-nen-heti…/).
Personalisht nuk deshiroj te komentoj nje veprim procedural te organit te akuzes, ndonese me tingellon disi e cuditshme fillimi i ketij procedimi ne kohen qe te gjithe presim te intensifikohet kryerja te testeve te coronavirus-it, prandaj mendoj se ky organ i detyrohet qytetareve nje shpjegim publik mbi bazueshmerine kushtetuese te ketij procedimi, qe ne mjaft qarqe te vendit shihet me mosbesim dhe thjesht si nje akt politik se sa nje akt i justifikuar ligjor me interes publik, etj.

Nisur nga pervoja e vendeve te tjera dhe pervojat e ndryshme te menaxhimit te situates se pandemise se coronavirus-it, kam bindjen se rritja me cddo kusht e numrit te testeve qe kryejme cdo dite i sherben identifikimit dhe izolimit te personave te prekur, trajtimit perkates mjekesor te atyre qe gjykohet se duhen hospitalizuar, si dhe gjurmimit te konktateve te tyre. Shkurt, jo vetem shpetimit te jeteve njerezore, por edhe frenimit te perhapjes se virusit qe sebashku me distancimin fizik e social qe po aplikohet jo pa sukeses prej gati tre javesh, mendohet se do te lehtesoje pasojat e kesaj pandemie.

Perfitoj nga rasti te theksoj se vetem pas nje periudhe kur testimet te jene masive, pa shkelur principet baze (personat me simptoma te coronavirus-it, kontakte te personave te semure, etj.) mund te krijohet edhe terreni i nevojshem i lirimit ngadale te kushteve te ndalimit te veprimtarise ekonomike, per te cilen foli se fundi edhe kryeministri Rama.

Ne kete kontekst, pengimi i Spitalit Amerikan per te ofruar sherbimin e testit per coronovirus-in cmoj se eshte jo vetem e paligjshme, por edhe ne dem te interesit publik. Madje, nisur nga te dhenat zyrtare te qeverise shqiptare mbi numrin e personave te infektuar nga radhjet e bluzave te bardha, e ftoj Ministrine e Shendetesise qe kete testim ta beje te detyrueshem per te gjithe personelin shendetsor te vendit, pavaresisht nese shfaqin ose jo simptoma te semundjes se coronavirus-it.

Kjo do te ishte nje mase e dobishme parandaluese duke supozuar qe ne ditet/javet qe vijne situata mund te njohe edhe perkeqesim te metejshem dhe ruajtja e jetes dhe e shendetit te bluzave te bardha eshte njekohesisht edhe ruajtje e jetes dhe shendetit te popullsise ne teresi.

Nuk dua te besoj zerat se ky ndalim ndaj kryerjes se testimit te conronavirus-it nga Spitali Amerikan po behet per te penguar identifikimin publikisht te numrit te vertete te personave te prekur (dhe per rrjedhoje edhe te atyre qe humbasin jeten) nga kjo pandemi (sikurse mesohet ka ndodhur e po ndodh ne vendet diktatoriale si ne Kine, etj) sepse kjo do te binte plotesisht ne kundershtim me rendin Kushtetues te vendit (e drejta e jetes) dhe me vete deklarimet publike te KM Rama e qeverise se tij.

As nuk deshiroj ta lexoj kete ndalim si presion lobistesh per nje treg/sherbim te liberalizuar dhe te rregulluar prej kohesh, per te cilin kam bindjen se do te hapet edhe per operatore te tjere ekonomike (spitale) s’afermi. Per me teper qe nuk mugojne as zerat jozyrtare sipas te cileve nje numer autoritetesh te larta shtetore e kane „testuar“ sherbimin e testeve te coronovirus-it ne Spitalin Amerikan duke bere vete keto teste atje ne periudhen pergatitore per ofrimin e sherbimit…

Nga kendveshtrimi i konkurrences dhe duke mos harruar qe ne rastin konkret deri me sot Spitali Amerikan eshte operatori i vetem (pervec ISHP qe e kryen kete sherbim), gje qe duhet pare si njelloj monopoli qe le shteg per fitime te pamerituara prej tij, e ftoj publikisht Ministrine e Shendetesise qe ne bashkepunim me agjencine pergjegjese vartese te saj per rregullimin e cmimeve te medikamenteve mjekesore, te percaktoje menjehere metodiken perkatese si dhe nivelin e cmimit perkates te testit te coronavirus-it, te detyrueshem per Spitalin Amerikan, si dhe per cilindo operator tjeter qe ta ofroje ne te ardhmen.

Madje, do te ishte e deshirueshme qe mbi bazen e kartes se shendetit dhe te rekomandimeve perkatese mjekesore duke filluar me mjekun e familjes, te behet e mundur edhe mbulimi/transferimi i ketij sherbimi nga sigurimet shendetsore ne rastet kur ISHP nuk mund t’i pergjigjet fluksit te testeve qe duhen kryer. Kjo do te nxiste ne planin imediat ofrimin e sherbimit pa pengesa per pacientet e rekomanduar dhe ne planin afatmesem do te stimulonte pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetsore, pa folur per nxitjen e konkurrences dhe rritjen e kontrollit kunder evazionit fiskal ne radhet e operatoreve ekonomike private ne fishen e shndetesise.

Zef Preci,
Ish-Kryetar i Autoritetit te Konkurrences