Ironia e pedagogut: Nuk besuat uljen e Bashës me 240 lekë për naftën, tani besoni rritjen e Ramës me 50 lekë

202
Sigal

Pedagogu Vehap Kola, ka ironizuar rritjen e çmimit të naftës me 50 lekë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, duke bërë edhe një paralelizëm  me premtimin që bëri Basha gjatë fushatës, ku premtoi se do të hiqte taksën e karburantit prej 240 lekësh për karburantin.

‘Pse, budallenj ishim ne t’i besonim Lul Bashës që do ulte çmimin e naftës me 240 lekë?! Ja, Rama e rriti me 50 lekë. Ku do i merrte Luli paratë për ta ulur me 240 lekë? Po mja o mja, se nuk dini ju më shumë se patronazhistja ime Albana.’