Godet ‘hidhur’ analisti: Një sqarim për ambasadën, pa ambasador!

642
Sigal

Opinionisti dhe analisti Dritan Kaba ka bërë një reagim të hidhur pas deklaratës së Ambasadës amerikane në Tiranë mbi djegien e mandateve nga deputetët e opozitës.

Kaba shkruan në rrjetet sociale se votuesit e opozitës janë më proamerikanët në Europë dhe ju po luani rol negativ për këtë dashuri dhe miqësi. Ju doni ta sabotoni atë!

Ja reagimi i plotë i Dritan Kabës

Nje sqarim per ambasaden, pa ambasador!

Nuk eshte opozita qe ka lidhje me mafian dhe blerjen e votave.
Nuk jane deputetet e opozites te zene gafil me kriminele.
Nuk eshte opozita qe ka falsifikuar firmen e sekretarit te shtetit per te rrembyer para.
Nuk e mbolli Shqiperine me droge opozita.
Nuk eshte opozita qe ka vendosur bandite ne cdo institucion.
Pergjimet qe ka publikuar “Zeri i Amerikes” nuk kane te bejne me opoziten.
Ore mos jeni ngaterruar???
Nese ju e “dashuroni” pushtetin e krimit ka nje arsye. Ajo flet me gjuhen e parave te zeza.
Kjo nuk eshte ambasada e SHBA por e Rilindjes.
Votuesit e opozites jane me proamerikanet ne Evrope ju po luani nje rol negativ per kete dashuri dhe miqesi.
Ju doni ta sabotoni ate!