Gentian Çala: Ëndrra Presidenciale e Ramës u arkivua

342
Sigal

Nga Gentian Çala

Ofertat e Ramës apo pazaret e tij, më saktë, për një rotacion pushteti, ku ai e shihte veten në postin e Kryetarit të Shtetit duket se sot kanë marrë një goditje. Ilir Meta do të vazhdojë të jetë President i Republikës deri në fund të mandatit të tij. As llogaritë e sotme dhe me shumë gjasë, as të nesërmet, nuk do ti japin mundësi Ramës që të fshihet në Presidencë pas humbjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ëndrra e Ramës po arkivohet. Thirrjet e shpeshta të Presidentit Meta për një President Republike që zgjidhet me votat e popullit, duket një përpjekie për ti rikthyer institucionit të Presidencës forcën dhe integritetin e nevojshëm si një institucion mbi palët dhe që mbron Kushtetutën e vendit. Mësimi i nxjerra nga situata e viteve të fundit, krijon vetvetiu nevojën e garancive që demokracia dhe institucionet të mos guxohen të merren peng nga askush sado i pushtetshëm qoftë.

Unë besoj se karshi Ramëve dhe autokratëve të llojit të tij apo pazarpolitikës duhen krijuar barrikada institucionale, një prej të cilave është mundësia që populli të thotë fjalën e tij me referendum. Institucionet apo vendimmarrjet e rëndësishme nuk i delegohen faktorit politik, kartonëve, por i mundësohen drejtpërsëdrejti vendimit sovran të popullit. Momenti është për të ndërruar faqen e tranzicionit të gjatë, ku shqiptarët nuk ndihen të huaj apo të përdorur në vendin e tyre.