Gazetari Bledian Koka: Një fundërrinë si Blendi Gonxhe!

900
Sigal

Blendi Gonxhe është një nga drejtorët më të lartë të “Rilindjes” së Edi Ramës. Ai surrat pa formë e përmbajtje drejton Drejtorinë e Transportit Rrugor Shqiptar. Në një akt të pashembullt, ky fundërrinë, sepse me ndjeni nuk gjej fjalë tjetër, për të mbrojtur dështimin e qeverisë në menaxhimin e krizës humanitare në Kakavijë, ka shkuar deri aty, sa ka akuzuar mamanë e 10- vjeçarit që humbi jetën sot pasi u përplas nga autoambulanca. Ndërkohë që nëna po vajton të birin që ende nuk e ka futur në tokë, i duhet të mbajë mbi supe për turpin më të madh të Blendi Gonxhes, edhe “prroin e tij psikik”, ndërsa e akuzon se nuk është kujdesur si duhet për të birin që tani nuk rron më. Ne si shoqëri duhet të reagojmë menjëherë dhe të kërkojmë largimin sa më parë të këtij fundërrine nga zyrat e shteti shqiptar që sot në akt të pashembull i hedhin fajin mamasë së një djali 10- vjeçar që humbi jetën në një aksident fatkeq! Askush nuk fajësoi askend, por për “Rilindjen” kjo nuk mjafton. Vdekja e 10 -vjeçarit ishte preludi i një dështimi të tmerrshëm i cili vijon prej 5 ditësh në Kakavie dhe për të mbuluar mutin me shurrë, qelbësirat e “Rilindjes” si Blendi Gonxhe, nuk e kursyen cinizmin as ndaj nënës se 10 -vjeçarit të ndjerë e as ndaj emigrantëve të rraskaptiur e të braktisur në mëshirë të fatit. Mendimet dhe lutjet e mia shkojne për familjen Ndoji, ndërsa një ndjesë pa faj të paktën nga unë shkon për nënën e gjorë që shpirti ia di se çpo heq!….
p.s…ndjesë  për gjuhën, por gjuha skandaloze e një shtetari që nuk respekton as kodin e mortit nuk meriton asnjë gjuhë tjetër…