Fatos Lubonja: Reforma në drejtësi e kapur, të huajt fajtorë

577
Sigal

Analisti Fatos Lubonja, dje tha se reforma në drejtësi është e kapur. Lubonja thotë se, ndërkombëtarët janë pjesë e fajit, teksa përmendi dështimin e tyre në Maqedoninë Veriore. “Është iluzion se ngritja e Gjykatës Kushtetuese do të ndryshojë vendin. Reforma në drejtësi është e kapur nga partia-shtet. Edhe Amerika gabon. Shikoni ju çfarë po ndodh në Maqedoninë Veriore. Del një prokurore e korruptuar aty. Hahn ka kaq kohë që na thotë reforma në drejtësi me të madhe se kanë marrë para këta, hanë e pinë. Pse nuk e dinë ata situatën. Normalisht që e dinë. Kanë fajin e tyre”, tha Lubonja. Ai theksoi se paratë e shqiptarëve janë duke u marrë dhe po iu shpërndahen oligarkëve. “Te anti-informaliteti, matet edhe me rezultatin final. Duket si e mirë, por mendoj se qëllimi kryesor në këto raste është sipas përvojës, është grumbullimi i parasë. Prsh Rama bëri që njerëzit të paguajnë energjinë thonë, por pyetja është që a paguajnë të gjithë a vetëm ata që nuk kanë lidhje me shtetin? E dyta këta para a na pyet se ku i përdor apo i përdor ku të ketë qejf. Qëllimi pra nuk është i mirë për shërbim dhe të kursj sa më shumë para për të bërë punë bashkë me këta njerëz. Unë mendoj nuk është ky qëllimi. Dhe tjetra është rezultati. Edhe te informaliteti, unë dyshoj për bashkëpunim me krimin. Këtu pa propagandë. Kemi të bëjmë me bandë kriminale që ka kapur shtetin dhe do të grumbullojë para. Aksionet nuk më bindin aspak. Rama ka dhënë prova, mbushi parlamentin me kriminelë. Ju jap shembull, prsh kush jeton në Tiranë e di se nuk ka ujë të rrjedhshëm për 30 vjet. Rama do të grumbullojë para dhe shpërdoron paratë me oligarkët. Opinioni publik do ta ndjejë këtë’, deklaroi Lubonja. Fatos Lubonja nënvizoi se shqiptarët e dinë tashmë se “Rilindja” është një dështim, ndërsa u shpreh se duhet një forcë e re politike. “Unë besoj se pak njerëz kanë mbetur që besojnë se “Rilindja” do të bëjë shtet. Njerëzit nuk e duan “Rilindjen”, por thonë se opozita nëse vjen mund ta bëjë më keq. Kemi të bëjmë me regjim dhe ky regjim është ndërtuar hap pas hapi dhe ka degraduar. Unë kam thënë që ta marrë Edi Rama më 2013që ta shohin se kush është Rama, se është pjesë e së njëjtës strategji të bashkëpunimit të qeverisë me oligarkët. Rama e coi më larg regjimin oligarkik. Tani gjithë oligarkët janë më Ramën, edhe krimi i organizuar është me Edi Ramën. Rama po konsiolidon pushtetin e një partie. Jemi në hapa të rrezikshëm. Ose do presim që të zhduken gjitha forcat dhe të përmbyset ose të rikthehet situata e tri bandave, e kontrollit dhe këto të kontrollohen nga populli që duhet të jetë më i ndërgjegjshëm. Duhet forcë e re politike”, tha Lubonja.