Faleminderit Medelein Albrght për – “Paralajmërimin “!

390

Nga Florian TOMA

“Ndiq Paratë dhe do zbulosh Mafien” !

Gjykatësi Giovanni FALCONE , i vrarë nga Mafia në 23-Maj të Vitit 1992, la një nga shprehjet më të çmuara në historinë moderne të “Luftës Kundër Krimit të Organizuar – MAFIES”.

Nuk është vetëm një memo apo mesazh i një utopisti të jurisprudencës moderne por është “Çelësi “ i leximit qe  e dekonspiron Krimin e Organizuar – Mafien kudo qe ajo eksziston , qoftë në formën më “elementare” deri në skajin më të lartë të kthimit të një organizimi shoqëror në “Shtet të Kapur nga Mafia “ apo në një “Rend Shoqëror ” në formën më klasike.

“Parasë” i  janë kënduar edhe këngë.

Paraja që siç thotë populli shqiptarë e “Hedh edhe ujin në ajer/hava”!!!

Por sot më shumë se kurrë “Paraja” është masa matëse ( Etalon) në “Optikën”  këmbyese të statusit social, ekonomikë, intelektual dhe për pasojë i aftësisë individuale, për ti “përshtatur” qelizat dhe shqisat njerëzore në gjetjen e instrumentave psiko-fizik deri në përçmim të parimeve bazë të bashkëjetesës demokratike mes qenieve njerëzore.

Produkti “Para”, është më se i nevojshëm në shoqëritë e sotme sociale, rendet ekonomike dhe gjeo-politike të shteteve nga ato me shtrirje dhe ekonomi të vogla e deri te ato me status mbizotërues  në planet.

Kur “Paraja” cënon integritetin e Institucioneve më të larta Globale atëherë “Rreziku“ është pranë skajit më të largët të “Demokracisë” që orientohet drejt asaj që e quajmë “Fashizëm” !

Madeleine Albright në librin e sajë

FASHIZMI – “NJË VËREJTJE “!

Nënvizon faktin;

-“Një Fashist “  është dikush që pretendon të flasë për një komb apo grup të tërë, nuk është krejtësisht i shqetësuar me të drejtat e të tjerëve dhe është i gatshëm të përdorë dhunën dhe çfarëdo mjeti tjetër të nevojshëm për të arritur qëllimet që ai ose ajo mund kanë. ”

Shekulli i njëzetë u përcaktua nga përplasja mes Demokracisë dhe Fashizmit, një luftë që krijoi pasiguri për mbijetesën e lirisë njerëzore dhe që la miliona njerëz të pafajshëm të vdekur. Duke pasur parasysh tmerret e kësaj përvoje, mund të pritet që bota t’i refuzojë pasuesit shpirtërorë të Hitlerit dhe Musolinit nëse ato do të lindin në epokën tonë. Në Fashizëm: Një paralajmërim, i librit te Madeleine Albright, bazohet në përvojat e saj si fëmijë në Evropën e shkatërruar nga lufta dhe karrierën e saj të shquar si diplomate për të vënë në dyshim këtë supozim.

Fashizmi, siç tregon Albright, nuk zgjat vetëm gjatë shekullit të njëzetë, por tani paraqet një kërcënim më virulent ndaj paqes dhe drejtësisë ndërkombëtare sesa në çdo kohë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Momenti drejt demokracisë që përfshiu botën kur ra Muri i Berlinit ka shkuar në anën tjetër.

Roli i Shteteve  të Bashkuara të Amerikës është Unik , i pazëvendësueshëm dhe jetik në sfidën mes Demokracisë dhe Fashizmit .

Në shumë vende, faktorët ekonomikë, teknologjik dhe kulturorë po dobësojnë qendrën politike dhe fuqizojnë ekstremet e së djathtës dhe të majtës. Udhëheqësit bashkëkohorë si Vladimir Putin dhe Kim Jong-un po përdorin shumë nga të njëjtat taktika të përdorura nga fashistët në vitet 1920 dhe 30.

Fashizmi: Një paralajmërim është një libër për kohët tona që është relevantë për të gjitha kohërat. Shkruar nga mençuria nga dikush që jo vetëm ka studiuar historinë, por ka ndihmuar në formimin e tij, kjo thirrje na jep detyrat dhe  mësimet që duhet të kuptojmë dhe pyetjet që duhet ti përgjigjemi, nëse duam të shpëtojmë veten nga përsëritja e gabimeve tragjike të së kaluarës.

Binomi i së keqes Mafie & Fashizëm është një sfidë e së tashmes dhe së adhmes në vendet ku Institucionet Demokratike janë ende të “brishta “, ku “Paraja” mund të shantazhojë deri në ekzistencë Lirinë dhe Demokracinë e Popujve që nuk i bashkohen vizionit Amerikan ( USA ) të Proceseve dhe Institucioneve për Demokraci .

Vetëm “Paqja “ sjell Demokraci .