Ergys Alushi: Marset e vështira të Vlorës!

347
Sigal

 

Në historinë e Vlorës në muajin Mars kanë ndohur ngjarje që kanë ndikuar në jetën e qytetit.

Mars 1912
Zhvillohen zgjedhjet në Vlorë.
Ismail bej Vlora humbet përballë Syrja bej Vlorës. Qyteti ndahet në dy kampe dhe kryhen shumë arrestime.

30 mars 1913
Vlora është në bllokadën greke dhe në qytet ka mungesë të bukës.

19 mars 1916
Një aeroplan bombardues austriak bombardoi qytetin e Vlorës, duke shkatërruar shumë shtëpi e dyqane. Eshtë Lufta e Parë Botërore.

3 mars 1923
Tërmeti godet Vlorën po pa dëme të mëdha në njerëz.

19 mars 1923
Rreth 3 mijë fshatarë të Vlorës, Kurveleshit, Tepelenës e Mallakstrës, organizuan në Vlorë një demostratë dhe sulmuan depot e drithit, duke e ndarë drithin falas.

1925 – mars
Pas ardhjes në pushtet, Ahmet Zogu dërgon në Vlorë, të besuarin e tij, Taf Kaziu, I cili do të shkaktonte terror e arrestime në qytet.

18 mars 1930
Kriza e madhe e ullinjëve që po shqetëson popullin dhe qarqet tregtare e ekonomike në Vlorë, ka shkaktuar edhe interesimin e Qeverisë.

9 mars 1942
Dimri 1941-1942 ishte shumë i vështirë për fshatrat e Vlorës si pasojë e luftës Italo-greke.
Ndihej nevoja e bukës, ndërkohë që në disa zona arriti deri tek zija e bukës.

Mars 1991
Shqiptarët vazhdonin të iknin nga vend i tyre. Gjendja paraqitet më shumë kritike në portin e Brindizit me 16 mijë vetë.

Mars 1992
Edhe pse vetëm 70 kilometra larg Bridisit, në Vlorë nuk vinte askush nga përtej detit. Asnjë firmë e huaj nuk kishte hyrë në Vlorë. Porti i Vlorës vazhdonte të qëndronte i mbyllur, nuk lejohej të hynte e të dilte asnjë.

Mars 1997
Në Vlorë hapen depot e armatimit dhe qytetarët rrëmbejnë armët. Qytetai është jashtë kontrollit qeveritar. Më 28 mars një anije shqiptare mbytet në kanalin e Otrantos dhe 81 shqiptarë humbasin jetën.

Mars 2020
Deri në datën 26 mars, 5 shtetas rezultojnë të prekur nga virusi vdekjeprurës në bashkinë e Vlorës. Qyteti pas orës 13 deri në orën 05.00 të ditës tjetër është totalisht i izoluar në shtëpoitë e tyre.

historia vazhdon….