Ergys Alushi: Ashtu i pafsha! Në radhë e të nëpërkëmbur!

342
Sigal

Ashtu i pafsha! Në radhë e të nëpërkëmbur! Edhe pse aty kam njerëzit e mi të dashur! Me tamponin në gojë nga shteti grek dhe gishtin në byth nga shteti shqiptar! Dhe nuk e ka fajin Greqia! Politika zyrtare greke dihet kush është, pse duhet të habitemi e të bëjmë gjoja kot sikur revoltohemi! Ne shajmë e bëhemi patriot vetëm në fb, kurse populli grekë të djeg për pakënaqësinë më të vogël që i shkakton qeveria e tij! E kemi fajin ne, që prej 30 vitesh riciklojmë të njëjtit njerëz në politikë! Ne që bëjmë gjoja sikur duam të ndërtojmë demokracinë me ish komunistë e pasardhës të tyre! Ashtu i pafsha dhe ashtu do t’i shikojë edhe për 30 vite të tjera, nëse nuk ndodh që të gjitha ato makina atje në Kakavijë, të kthehen e të shkojnë drejt Tiranës, duke bllokuar njehere e pergjithmonë gjithçka! Bashkë me shqiptarët e tjerë, në radha e të nëpërkembur brenda shtetit të tyre! Radha për ujin që nuk e kemi, për energjinë afrofe, për pronat, për pensionet, për të shkuar në plazh, për të paguar gjobat, për t’u bërë deputet, drejtora, për t’u punësuar në shtet e deri për t’ju lëpirë pushtetit të radhës! Për të kërkuar ndryshimin e vërtet, për të bërë “tamponin”e vertet të shoqërisë sonë, të prekur nga virusi i një grupi njerezish që janë ndarë në parti politike dhe bëjnë gjoja luftë politike, duke qëndruar për 30 vite në pushtet, paçka se janë në pozitë apo opozitë! Ndryshe nuk ka faj greku!