Elmaz Sherifi: “U ringjall Sulltani ” !

266
Sigal

 

Me 1876 Fuqite e Medha e detyruan Sulltan Abdyl Hamitin te miratonte Kushtetuten e Pare te Perandorise. Ne zgjedhjet e para pluraliste hyne ne parlamentin Osmane edhe 26 shqiptare.
Por jeta parlamentare i krijoi dhimbje koke Sulltanit, prandaj me nje dekret i dha fund jetes parlamentare.
Sulltanit tone, filozofit surelist te se drejtes pluralizmi real i krijon kokecarje, sepse i kercenon pushtetin, qe e do me shume se jeten. Punoi me mjeshteri e dinakri per ti eleminuar pushtetet e shtetit, deri sa e katandisi Shqiperine, me nje Kuvend te Sajuar, pa Gjykate te Larte, pa Gjykate Kushtetutese, pa veteqeverisje vendore dhe pa shoqeri civile.
Kjo situate u menaxhua me mjeshterine e oratorit, deri me 14 janar 2020, kur u themelua Keshilli Politik, qe realisht delegjitimoi dy institucione. Zhberi Komisionin e Reformes Zgjedhore dhe delegjitimoi Kuvendin e Sajuar.
Marreveshja e 5 qershorit 2020 e zuri ne kurth Sulltanin tone, dhe sa u informua se me ate marreveshje zgjedhjet i kish te humbura, urdheroi te ndryshohet kushtetuta, per te hequr koalicionet parazgjedhore.
Heqja e koalicioneve parazgjedhore pa procedura kushtetuese, pa marreveshje me opoziten reale dhe ndryshimi i dispozitave me “opoziten e beses” nga Sulltani yne, eshte akti i hapur i anormalitetit nga anarkisti institucional.
Me kete akt nxorri faqe botes, sa amoral ishte pretendimi, se gjithecka Sulltani e bente qe ti jepej mundesi popullit te zgjidhte si perfaqesues ate qe deshiron.
Opozita Reale i’a la dopjo gjashten me dore. Ajo ndryshe nga varianti sulltanor qe i mashtronte shqiptaret militante me “listat e perdredhura”, pranoi qe zgjedhesit te votojne perfaqesuesit e tyre qindperqind, jo tridhjet perqind sa deshiron Sulltani.
Por, Sulltani e ka syne te shkrirja e partive politike me dekretin e tij. Sepse eshte i bindur, qe pushtetin e ka te humbur me koalicionet parazgjedhore.
Keshtu po i vjen fundi edhe Sulltanit tone, filozofit surelist te se drejtes, ashtu si ndodhi me Sulltan Abdyl Hamitin me 1908, kur e detyruan te dekretonte Hyrjetin. Mandaten per ta neneshkruar dekretin i’a dha edhe deputeti shqiptar Esat Toptani.
Sulltanet e duan shume pushtetin. Ja si u ringjall edhe ne Shqiperi, pas 30 vjet pluralizem mendesia sulltanore.
Sulltanet nuk heqin dore me vullnet e zgjedhje te lira nga marrezite. Ata rrezohen !