Dash Shehi: Sa i shoh në fytyrë ata që publikojne sondazhet, e kanë të shkruar në ballë, “ne jemi hajdutë”

210
Sigal

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka bërë një përshkrim të situatës politike në vend, para zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Shehi thotë se PS nuk ka asnjë program për qytetarët , ndërsa për opozitën shtoi se e ka bërë një gjysmë programi për qytetarët.

Më tej, aleati i PD tha se qytetarët shqiptarë janë të varfër dhe kjo gjë bën që ata të shtypen, ndërkohë nga ana tjetër, sipas tij, politikanët vjedhin në Shqipëri pasi korrupsioni nuk është më temë me rëndësi për qytetarët Shqiptarë.

“Opozita ka bërë një gjysmë programi, qeveria sot çfarë programi ka. Ky fillon do rregulloj depot e ujit do ju fus në punë. Ne kemi hallin e varfërisë dhe papunësisë. Shteti sot nuk është më shtet, shteti ka raporte me institucionet me njëra-tjerat. Kemi konflikt mes presidentit dhe kryeministrit, ky nuk është shtet. Parlament nuk kemi prej dy vitesh, gjykata jo e jo. Populli shqiptar thotë kemi hall papunësisë, fukarallëku shtyp çdo gjë. Temat e mëdha të një shoqërie që mund të rrëshqas nuk janë tema për këtu. Prandaj këtu vjedhin të gjithë me qejf se këtu për popullin korrupsioni nuk është më temë”-tha Shehi.

Shehi ka komentuar dhe sondazhet e publikuara në media. “Sa i shoh në fytyre ata që publikojne sondazhet, e kanë të shkruar në ballë, “ne jemi hajdutë””,- tha Shehi duke i cilësuar këto anketime të pabesueshme.