Bejdo Malo: Magazina veneciane e mëndafshit në Kalanë e Bashtovës

441
Pasi ke lënë pas qytetin e Kavajës, autostrada që të çon për Rrogozhinë ka filluar plakjen e saj. Gropat sa një tepsi bakllavaje të shoqërojnë deri sa të mbrrish në mbikalimin e Gosës. Rreth 30 metra nga autstrada shikon një tabelë Vil-Bashtovë. U habita pse se kanë vënë aqë larg nga ana e saj. Rrofshin celularët që të dalësh nga balta. Pasi ke ecur një kilometër në një rrugë të asfaltuar në vitin 1932 nga austrohungarezët për në Kalanë e Bashtovës, të duket sikur je në Kandahar. Rruga në çdo tre metra ka nga nj kurriz elefanti. Duhet të ecësh me një km në orë nëse nuk do që sotokarteri jot të bëhet copë. Kjo torturë vazhdon nja 7 kilometra deri në Ballaj. Pastaj në mënyrë të çuditshme rruga është aqë e mirë sa makina fluturon. Ballaj, Zhabjaku dhe vetë Vil-Bashtova kanë një bashkëjesë të dhimbshme midis disa vileve luksoze të pabanueshme sepse të zotët ose kanë humbur si sëpata pa bisht në kurbet, ose dergjen përjetësisht nënë dhe ose s’ kthehen më. Por ndonjë plak që gjen rrugës të tregon me gisht ndonjë vilë duke të thënë se pronari saj banon ose në Durrës ose në Tiranë. Ti mbledhësh bashkë banorët e tre fshatrave që takon rrugës nuk mbush dot as spangon e një tespijeje me 32 rrokokume fildishti. Vil-Bashtova është 50 përqind me 50 përqind shtëpi të reja dhe shtëpi të degraduara të braktisura me çati të rëna në tokë. E kështu zvarritesh se s’mund të quhet që ecën me makinë deri në kalanë e Bashtovës. Historia zyrtare e saj është kjo. Kalaja e Bashtovës (Castle Bashtova) ngrihet pranë fshatit tëVile-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve,per shkembime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash,mendohet se kjo Keshtjelle ose Kala ka qene 2 kateshe,ku ne kat i saj eshte i fundosur nen sip.e tokes. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit.E vecanta e kesaj Kalaje ose Keshtjelle eshte se kjo kjo Keshtjelle eshte e vetmja Keshtjelle ne Ballkan e ndertuar ne fushe. Madje ka dhe një tabelë të firmosur nga Ministria e Kulturës, kur jepen dhe disa të dhëna plotësuese përveç këtyre të wikipedias. Po ashtu siç kemi gënjyer për trimërinë e partizanëve, dhe vrimën që s’gjenin ku të futeshin gjermanët dhe italianët ashtu kemi gënjyer dhe në këtë tabelë. Duke kujtuar ç’ na kishte shpjeguar për të profesori i Historisë së Artit Ushtarak Isak Mezini, u binda që ishte një magazinë e madhe tregëtie veneciane. Ndërtimi i saj si nga forma përmbajtja dhe nga materjali i ndërtimit është kopje e ndërtimeve veneciane të viteve 1550-1650. Kjo magazinë veneciane e fortifikuar me tetë karakolle sa cepa ka ylli i Davidit duket sikur ka qënë depua e ndonjë tregëtari hebre venecian të cilët në ato vite bënin ligjin. E ndërtuar me mjeshtëri por me rreth 250 fërgji për të qëlluar me armatim të lehtë këmbsorie vë në dyshim vitin 1478 të ndërtimit të saj. Sepse në këto vite s’ishin shpikur ende armët e zjarrit të këmbsorisë ose armët e krahut. Në të gjithë perimetrin e saj kalaja ka fërgji dhe në katin e parë dhe të dytë. Gurët e ndërtimit janë të skalitur trashë, karakollet të dekurura me qemerë gruri të bërë gërshetë me tulla. Llaci është monilit rezistent, me gëlqere cilësore. Gurët e ndërtimit janë gurë venecianë të cilët janë përdorur për çdo ndërtesë në Venecia. Po ajo që te befason si ka jetuar mbi 500 vjet ky ndërtim kaqë i përkryer kur vendasit dhe hajdutët shqiptarë të gurëve kanë mundur të grabisin dhe zhdukin duke i tretur i kripa në ujë gati gjysmën e volumit të saj të përgjithshëm. Ajo që ka mbetur ka mbetur se s’ kanë mundur ta marrin dot. Porta kryesore s’ egziston. Ka muret anësore dhe asgjë tjetër. Dy karakolle janë fshirë fare nga përbërja e kalasë. Që pas braktisjes nga Venecianët askush nuk ka vënë dorë. Unë e di që jemi shkatërrues e antihistori, por jo deri në këtë derexhe sa këmi lënë në mëshirë të fatit një perlave që na lënë historia. Por aty dora e zotit, dora e fatit, dora vrastare e kohës ka mundur të lërë nja kala magjike. Mund të futësh makinën në mes të saj dhe mund të lodrosh më magjinë e saj. Mbushesh me 1000 ndjesi të brendshme sidomos kur koha të qëllon me diell. Ka aqë shumë gjera për tu kënaqur sa të harrosh deklartat surrugato të KM, apo KM, hije sa jeton një realitet dehës, pranveror, ndihesh i arratisur në një mikrobotë që të dhuron qindra monologe të një realiteti tjetër larg pandemisë larg skuthëve të politikës, të duket sikur je në krahët e perëndisë. Pashë një gropë që kishte hapur Instituti monomenteve në rrëzë të një karakolli për të vërtetuar tezën se kalaja ka qënë tre katëshe. Ishte mbushur me ujë, por mua mu duk sikur ishte një magazinë, me erëza që vinin nga karvanet e rrugës Egnatia, sikur hingëllinin kujat e ngarkuar me temjam, me mëndafsh dhe barut kinez. Mu duk sikur letra e shpikur nga të verdhët që hanë çdo gjallesë dhe prodhojnë çdo pandemi, për të mbrritur për herë të parë në Vencia e Itali ishte magazinuar për pakë kohë në këtë kala. Si s’vodhëm një kartë të shkruanim të paktën Mesharin e Gjon Buzukut, por e lamë të shkonte në Vencia dhe të shkruhej atje. Kur hipën në katin e dytë të kalasë fantazia shkon aqë larg sa rindërton momentin e një mëngjezi në këtë kala dhe rreth saj. Anijet liburne sollën gurët për ndërtimin e saj, anijet Ligure ngarkoheshin me erëza temjam e mëndafsh. Sa njerz duhet ta kenë adminsitruar, sa ishin ushtrarë po sa puntorë. Askush ska hulumtuar. Ndaj e lëmë fantazinë të kënaqet, si kuajt e egër pa fre dhe pa zot që ishin në kohën e ndërtimit të kalasë në pyjet rreth saj. E lë mëndjen të masturbojë me tepëri në lloj lloj fantazi magjike se si ka qënë koha e lavdishme e kalasë. Asgjë s’gjen. Sa kohë funksionoi. Kur u braktis. Jemi barbarë të historisë si në çdo gjë të jetës sonë të përditshme. Me këto mendime i frustuar sa s’bëhet, bëj foto e vidjo për shtatë palë qejfe dhe mbyll eskursionin në kalanë e Bashtovës. Pastaj ndez makinën, e gjezdis së brendshmi me makinë kalanë cep më cep dhe pastaj dil diagonal dhe gjezdise për së jashtmi. Të paktën ndjehesh i arratisur i nginjur në supkoshiencën tënde larg çdo zhurme, ndotje mjedisore, apo ndotje portalesh, dhe emisionesh të bëra nga copë e mishit me dy sy ose urithi pa qime i opinionit apo gazetarja e kronikës së zezë si statujat e Ishullit të Pashkëve, ose banaorët Rrapanu, apo larg portaleve që se heqin prizën me pështymë gjarpëri 24 orët e ditës, apo ata portale që fjalimin e KM e coptojnë në 45 lajme me të njëtën fotografi të tij. Të paktën unë u arratisa nja dy orë
Sigal