Bardhyl Londo:Sfidë ndaj Coronavirusit

337
Sigal

 

Mbreme,pothuajse gjithe naten,per te sfiduar virusin e tmerrshem, kam degjuar kenge te vjetra permetare qe kendoheshin ne mejhanet e dikurshme duke gjerbur rakine e famshme dhe kukurecin plot ereza. Ne vazhdim te sfides po postoj disa strofa me thekse te forta froidiane. Kush te doje eshte i mirepritur te shtoje te tjera edhe nga krahina te tjera.

O bandill,bandill
Te paca sa malet.
Pse s me vjen nje nate
Qe te qajme hallet.

Mos me ajde diten
Po me ajde naten,
Se na shohin bota
Kush e di se c flasen.

O bandill,bandill
Me te rencin mishrat
Une jam semure
Ti me kerkon cicat.

O bandill,bandill
Mor qen i terbuar,
S me le vend pa puthur,
S me le pa kafshuar.

Qyqe cu llafosme mbreme
Ne mengjez ma ktheve ndryshe,
Kur te hapa xhamadane
Gjeta qumesht dallandyshe.