Analizën e ekspertit amerikan David Phillips për përsëritjen e zgjedhjeve vendore, doktor Kujtim Drishti ka këtë përgjigje

466
Sigal

 

Ky artikull është ilustrim i tezës sime të paraqitur së fundi në faqen time fb, se perëndimorëve iu duhet vetëm simetria në skenë e dy forcave politike. Edhe sikur ato forca të jenë artificiale, të korruptuara, e të jenë dy parti diktatoriale, boll që të jenë zgjedhur një ditë nga populli pamvarsisht se ato mund t’i kenë kthyer kurrizin programeve, kurrizin popullit, amerikanët dhe europianët nuk masin efikasitetin e tyre.

Ata nuk masin efikasitetin e tyre,

  • as në parametrat demokratikë,
  • as në besnikëri ndaj kushtetutës,
  • as në pasjen apo jo të Gjykatës Kushtetuese.

Vetëm forma ka rëndësi për ata.Sikur të ishin, rrezik, edhe dy parti komuniste, ata do t’i mbështesnin. Si gjithmonë amerikanët po tregohen miopë, si në Afganistan. Qëndrimi i tyre mund të shpjegohet ndryshe edhe me faktin në pasjen në dorë të udhëheqësve të dy partive.

Por amerikanët kanë harruar shumë shpejt, se shqiptarët i pritën me krah hapur jo që të mbështesin udhëheqës ‘pothuaj antishqiptarë’. Përjashtimi nga ana e tyre e vektorit të forcës popull dhe mos marrja vërtetë me përmbajtjen rrezikon e i rrezikon të dalin nga zemrat e popullit, rrezikon hedhjen e popullit drejt Turqisë dhe Arabisë për të patur në çdo 1000 m linerare një xhami që lutet për shqiptarët në  arabisht.

Kujtoj thënien e Stglizit dhe Shomskit, se SHBA propagandojnë në vendet e botës politika që nuk do t’i toleronin vetë në Amerikë, si në ekonomi ashtu edhe në politikë. Rri o amerikon na le rehat kur nuk don të na ndihmosh mos na prish punë të paktën!