Ahmet Çollaku: Naftëtarët dhe shkopi magjik i Kryeministrit

640
Sigal

Prej muajit shkurt, 870 punëtorët e rafinerisë së Ballshit protestojnë për rrogat e prapambetura që nuk i marrin prej vitesh

“Unë nuk dua  të bëj çudira, por dua  të flas për mënyrën se si i trajtojmë ne skllevërit, të tregoj se sa të pasjellshëm jemi me ta, sa mizor dhe të padrejtë”.

Seneka

Dëgjova Kryeministrin të flasë shkurt për grevën e naftëtarëve të Ballshit. I fshehtë dhe  magjik,  gënjeu dhe  mashtroi si gjithmonë.

Në Shqipëri, kryepartiakët futin hundët në ato punë që nuk i njohin me qëllimin e vetëm të mashtrojnë popullin, të gënjejnë, të duken të zgjuar edhe në shkencat konkrete. Kaq duan shqiptarët e mbaruar.

Përse të mos flasin specialistët? Uzina e Ballshit  ka  specialistë teknologë dhe ekonomistë të vjetër dhe të rinj. S’ka përse Rama të ngrejë Shkopin Magjik.  Ja këtu fillon hilja, politika do të shkërdheje teknikën.

Kryeministri po mashton grevistët e Ballshit, naftëtarët dhe  gjithë shqiptarët. Bilez edhe specialistët me tituj shkencorë  që presin të marrin ca qindarka me Statusin e Naftëtarit. Politika nuk ka lidhje me moralin, thotë Makiaveli. Politika ështe hije e ekonomisë. Botën e drejtojnë shtetet me  ekonomi të mirë. Sot unë kuptova qartë se Rama ka marrë fund. Me shkop dhe pa shkop. Me BE apo pa BE, me NATO apo pa NATO. Sado t’i  ndërrojë gravatat,  unë atë e  përçmoj. Vërtetë u ndjeva shumë i pikëlluar! Ama kjo nuk do të thotë se jam me Bashën. Aforizmi thotë, midis dy të këqijave zgjidh atë më të voglën.

Vini re: asnjë nuk flet për grevën e naftëtarëve të Ballshit. Një filozof thotë, kushdo që nuk mund të kuptojë heshtjen tuaj, nuk mund të kuptoje as fjalet tuaja. Ballshi është një copë Shqipëri gati të eksplodojë. Kur të vjedhin, të poshtërojnë, ç’mbetet tjetër? Ca kohë më parë naftëtarët ishin edhe në Tiranë, po Rama nuk i priti, nuk lëvizi nga karrigia.

Doni të dini përse kjo Shqipëri është katandisur kështu?  Gjeni dhe dëshifroni  gjithë ARSHIVAT E ARMO-s dhe pyesni, kush e  administron ARMON tani?  Shikoni si e rrotullon penelin Rama, ndërkohë që  “Taçi Oil” bredh  nëpër botë se kështu i kanë thënë. Herë shfaqet në  Turqi, herë në  Zvicër,  herë në Austri. Pra në  arshivat e Uzinës së Ballshit  ku do të gjeni paradën e hajdutëve dhe “mis hajdutin Shqiptar”.

Politikanët e biznesit, brenda dhe jashtë, nuk duan që uzina të punojë, ndërkohë që  benzina dhe gazoili i prodhuar nga uzina ka standarde Europiane. Këtë e thonë specialistët e uzinës, ata me Carbon në gjak.

Prej muajit shkurt, 870 punëtorët e rafinerisë së Ballshit protestojnë për rrogat e prapambetura që nuk i marrin prej vitesh. Uzina ka ndërruar pronar që nga privatizimi i saj nga biznesmeni famëkeq Rezart Taçi në vitin 2008.

Sa tragjike duket fakti që naftëtarët protestojnë për pagat e tyre të prapambetura!.. Ndërsa

Kryeministri ngrihet dhe thotë “Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm.”

Në Shqipëri dënohesh për një metër katror tokë, por jo për shkatërrimin total të industrisë së naftës. Tani i erdhi radha Uzinës të Përpunimit të thellë të Ballshit!

Shqiptarët brenda gardhit janë kundër shqiptarëve jashtë gardhit. Kundër njëri-tjetrit, një palë me qeverinë në tokë dhe  një palë me Perëndinë në qiell… E tha serbi: mos u  mundoni t’i luftoni  shqiptarët, ata e luftojnë vetë njëri-tjetrin…

Kryeministri bën batuta karagjozësh. Kush duhet varur, pyes unë.  Pa dyshim në fillim “Burri shtetit”, dhe më pas ky i përkëdheluri Europës, artisti mbi  200 centimetra që  lëshon përditë batuta si fishekzjarë, ndërkohë që  shqiptarët janë vënë në varg për të dalë jashtë.

“Për të na fajësuar është e tepërt. Kemi bërë dhe do bëjmë çmos. Është një ndërmarrje që qysh në krye të herës, nëse kishte një arsye për ta privatizuar, ishte për ta rimëkëmbur, privatizimi ishte kriminal, dhe asnjëherë nuk u bënë investime serioze……Më vjen shumë keq! Por nuk mendoj që ka greva urie, për të më sensibilizuar mua. Grevat bëhen kur s’të dëgjon njeri” -thotë Rama

Dhe më poshtë shton, se për çështjen e tyre kam takuar edhe presidentin e Azerbajxhanit dhe se sot do marrë informacione të tjera në lidhje me kompaninë.  I gjithë shqetësimi i naftëtarëve ka nisur si pasojë e privatizimit kriminal të rafinerisë, ku asnjëherë nuk u bënë investime serioze. Unë jam i shqetësuar dhe i sensibilizuar, por nuk ka nevojë për grevë që të më sensibilizojnë mua…Do bëjmë çmos. Për këtë takova enkas presidentin e Azerbajxhanit për naftëtarët e Ballshit…Jam shumë i shqetësuar për situatën. Rafineria, problemi është se thelbi i është kalbur, do një investim të madh për t’u rimëkëmbur në themel…

E shikoni si dridhet rrufjani!

Qeveria e Ramës  hesht për korrupsionin e Leonidha Çobos, e bosit të ‘PETROMANAS’-it. Loni ka bërë kërdinë. Familja e tij më e kamur se familjet mbretërore. Dhe ku pa, brenda Shqipërisë.

  1. Rama, kalojua këto para naftëtarëve të Ballshit. Pra, zgjidhja është e lehte por djalli brenda liderëve tanë është i madh. Shqipëria është koncesinuar. Ju kujtohet si u soll Rama me  grevistët e Zharrësit? Aliut ia ka fajin Kadriu, Kadriu duhet të heshtë se përballë është Saliu.

Mallakastriotët janë të durueshëm deri në një farë pike, pastaj nuk të falin. Drejtësia sot ndeshet me skllavërinë. Carboni kundër Squfurit. Të gjithë luftrat bëhen për pasuri thotë Platoni.

Shqipëria jonë është këtu, brenda kësaj greve. Këto lloje qeverish, bënë kërdinë në Gërdec, në 21 Janar, vranë fshehur  Trebickën, helmuan nipin tim, prokurorin Xhevat Hana…

Korrupsioni shqiptar  nuk ka për t’u shembur kurrë  me humorin e ‘Fiksit’, ‘Stopit’, me këngët e Gjebresë,  me emisionet e  Enit, të Fejzos, të Canit… Korrupsioni do plumb.

Habitem me K/Ministrin tone që  merr guximin dhe flet për anët teknike të uzinës së Ballshit, kur nuk është  as teknolog  nafte  dhe  as specialist nafte. Kështu bën ky edhe kur  shkon në Sqepur, a gjetkë ku është fjala për naftën. Modë që rrjedh që nga koha e Enver Hoxhës.

Ka 30 vite që në Shqipëri vidhet dhe nuk është futur në qeli asnjë pushtetar…Kjo është krejt ndryshe me  situatën me  Turqinë  se  para 200 vitesh  kur hajdutëve u krasisnin gishtat ose i varnin në mes të qyteteve. Po liderëve tanë nuk  u intereson të ngrenë trekëndësha.

Nuk ekziston përgjigje më degraduese se sa heshtja përbuzëse. Jam naftëtar, padyshim  ndihem i poshtëruar deri në kockë. Qeveritë shqiptare tallen  me naftëtarët. Kam punuar  35 -vite në naftë dhe marrë një pension 200 mijë lekë në muaj. Një lek për  ditë pune! Kryeministri ynë është djallë i pispillosur që magjeps të verbërit me hartime. Po jo mua! I pari, ishte i pusive, kurse ky i dyti i çorapeve me lule, i memeve, i shallvareve… Të dy janë  reversible dhe me valenca të njëjta.

  1. Rama, shko puno ca ditë në Uzinën e Ballshit të kuptosh sa e vështirë dhe helmuese është puna atje. Unë e di mirë këto gjëra se kam punuar disa vite në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Cërrik të cilën juve dhe parardhësit tuaj e shkritë.

 

Greva e Mallakastrës do të shkruhet në histori.  Mallakastra jonë ka  lisa, ka shkurre, ka kocimare, ka gurë gëlqeror. Gurë edhe  në bark. Këta poshtë janë me nafte, me barut. Miq, mos harroni: njerëzit e parë në tokë kanë luftuar me gurë.

 

Do të shkatërrosh një vend, shkatërro industrinë e naftës. Ka 30 vite që qeveritarët tanë vazhdojnë ta shkatërrojnë dhe vjedhin naftën duke  lënë  të tillë si Leonidha Çobon  apo sjellin kompani të huaja që e thëthijnë naftën si lugetër dhe  krijojnë tektonika të reja.  Tektonika është shkencë e gjeologisë.  Dhe paturpërisht më vonë thotë, se këto janë kompani private, se ne nuk mund të ndërhyjmë(!!)

 

Leonidha Çobo ish-drejtuesi i ‘Bankers Petroleum Albania’, ka shtrirë aktivitetin e tij kriminal edhe jashtë kufirit shqiptar. Miliarda janë shpërdoruar në koncesione gllabëruese. Abuzime ka në ‘AKBN’, në ‘ALBPETROL,’ në ministri. Emrat janë në xhepat e Ramës

 

Arti i penelit dhe i fjalëve, nuk do të thotë se ke të drejtë, se  mund ta  kalosh lehtë lumin pa u lagur. Shqipëria është një pikë gjeografike, tha gjermani Otto von Bismarck në fillimin e shekullit të kaluar:

 

Nuk ka fjalë që e përshkruan tragjikomedinë shqiptare. Kodoshët qeveritarë, disa me vila  në  Lalz,  a në Surrel, a  në Hollandë, të gjithë merren me menutë e votimeve të ardhshme, sepse ata e dinë mirë se  shqiptarët më lehtë vriten me votime, sesa në kufi…

 

Uzina e Ballshit  mund të përpunojë miliona tonë naftë. Sa paradoksale duken fjalët e K/Ministrit kur flet për uzinën, për naftën, për Azetet. Ndërkohë shikoj të afishohet “Planin Marshall” i BE-së, për Shqipërinë… Dridhem!   Nga ta kapësh Shqipërinë. Jemi fatkeqë të lindur apo bëhemi, apo na bëjnë fatkeq?! Në vitin 1997, të huajt dërguan në Shqipëri 600 ushtarë për të ruajtur shqiptarët  të mos qëllonin njëri-tjetrin.

Çdo të ndodhte me Ramën sikur ai të mos paguhej disa muaj? Për peshkun “Burrin e shtetit”,  shkruhet përditë, por atë nuk e gjen gjë. Ne kemi sot një K/Ministër të fiksuar pas modës dhe pas të huajve, që gjoja do rregullojë botën, paçka se vendi tij po shkon në zero.

Të dy vrasin dhe përqeshin, njëri në pension, tjetri në fron.  Ky i fundit thotë se ka bërë shumë po ende ka shumë për të bërë…

Përse Rama për problemet e naftës del para specialistëve të naftës?  Pse? Pse?

I pandëshkuari dhe i korruptuari bën sehir. Nëqoftë se ti do të dish vlerën tënde të vërtetë, hiqi mënjanë postet, shtëpinë, nderet. Shiko brenda teje, thotë filozofi.

Një specialist i uzinës para ca kohe thotë se kjo rafineri është në gjendje të mirë teknike, se ajo është në gjendje të përpunojë 1 milion ton naftë vendi në vit. Mban 57% të nevojave për karburante në vend dhe siguron rreth 37% të prodhimit të vendit.

Ndërkohë një minister  yni, nga këta që emërohen me hënat e plota, thotë se kemi pasur një kërkesë të kahershme, të realizohet një mundësi për një hetim nga momenti i privatizimit deri më sot. Kush ka përgjegjësi të mbajë përgjegjësi.

I madhi, Rama, që nuk e kontrollon veten kohë më parë ka thënë, nuk dua të them as data, as afate, por jam shumë shpresëplotë, që shumë shpejt do të takohemi prapë, unë do të vij në Ballsh, siç erdha herën tjetër, për ta rivënë në punë rafinerinë tjetër. Për këtë po punojmë…

Kurse tani së fundmi, si një njeri që ka luajtur mendsh thotë, “Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.”

Nërkohë shteti përdor policët  kundër naftëtarëve. Në kohën e Enver Hoxhes, kishte vetëm policë shtetërorë…

Miq, kujdes  kur votoni, vota juaj kushton sa Uzina e Ballshit! Ballshi, kurban apo urban partish? -pyes unë veten.