Agim Nesho: Shqipëria është në krizë institucionale, kushtet nuk plotësohen para zgjedhjeve

312
Sigal

Diplomati Agim Nesho në një intervistë televizive ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian në lidhje me Shqipërinë. Nesho ka komentuar deklaratën e fundit të euro-deputeteve në lidhje me ndikimin e Turqisë në vendin tonë. Ai është shprehur se tashmë një deklaratë e tillë dhe 15 kushtet që i janë vendosur Shqipërisë e bëjnë më të vështirë rrugëtimin drejt BE-së. “Në radhë të parë duhet të dimë se Parlamenti Evropian është shprehur për të gjithë vendet që janë kandidate në BE, dhe në zhvillimet e fundit duket se Shqipëria është në një situatë kritike jo vetëm brenda kufijve të vendit, por në sajë të opozitës dhe të popullit shqiptar që nuk e kanë pranuar këtë regjim e kanë zgjeruar më tej këtë problematikë.Parlamenti ka zërin e opinionit publik të vendeve anëtarë që vlerësojnë historinë institucionale në lidhje me zhvillimet, një deklaratë e tillë dhe 15 kushte ka Shqipëria tregon se tashmë ne jemi në një fazë krize dhe duhet të kalojmë këto pengesa para se të bëjmë hapin për në BE. Kjo është një akuzë që vë në dukje fenomenin, që vendet evropiane e shikojnë me skepticizëm, që elita të caktuara nuk futen në një lojë me rregulla të caktuara të cilët kërkojnë pavarësinë për të naviguar në ujëra të turbullta, në këtë kuptim secili ka partnerët e tij. Serbia ka Rusinë për shembull, Shqipëria tenton me të vërtetë që të shkojë drejt BE por kemi një tendencë të lidershipit që të bëjë një veprim të tillë, që e tregojë dhe me mini-shengenin Por për Evropën është e qartë se vetë regjimi i Erdoganit ka krijuar një parajsë fiskale për të ndihmuar liderët e këtyre vendeve”, ka thënë diplomati. Gjithashtu diplomati ka theksuar se është e vështirë që para një viti zgjedhjesh dhe më të gjithë kushtet e vëna në Shqipëri të kemi një dritë jeshile. “15 kushtet janë të detyrueshme për tu plotësuar, por kjo varet nga faza e zgjatjes së regjimit politik, nuk besoj se këto kushte do të plotësohen para zgjedhjeve qendrore në vendin tonë. Kundërshtia për krimin elektoral është pjesë e atyre që e kanë bërë vete ndaj nuk mund ta bëjnë para zgjedhjeve. Pikat janë të detyrueshme dhe dyshoj se regjimi i rilindjes do i zbatojë këto duke shtyre mundësinë shqiptarëve për tu futur në BE, Patjetër do të plotësojë disa për të thënë se po punojnë, ndërsa Maqedonia e Veriut do të bëjë një hap të shpejtë për hapjen e negociatave, ndërsa Shqipëria do të ngelë e fundit. Gjithashtu nëse nuk plotësohen kushtet Shqipëria mund të bëhet edhe një rast refuzimi në BE. Për të ndarë vijën e kuqe është e rëndësishme që populli të reflektojë dhe të mendojë se kjo është çështja e së ardhmes së tij, dhe për të bërë të gjithë këto plotësime është i rëndësishëm dhe ndërgjegjësimi i tyre”, është shprehur Nesho.