Agim Jazaj: Fati dhe taksirati

873
Sigal

Fati, Fuati dhe taksirati…

Agim Jazaj

Fuati-avokati, miku im, këto ditë ditë është përballur me kërkesa të shumta, sa dhe të çuditshme….

Çifte të shumtë, sidomos të rinj, nga të dy sekset, kanë kërkuar: Ndërprerjen e shtazënisë, madje dhe divorcet, midis çifteve dhe bashkëjetuesve… Ndonëse çiftet e të dy kategorive, janë “mikluar” nga qeveria e Rilindjes; për rritjen e numrit të popullsisë, kanë “ngritur mullarët” e parë, të dytë, të tretë…për shpërblimin e lindjes së parë me 400 mijë lekë, mullarit të dytë 800 mijë lekë etj… Mirëpo tashmë përballen me një realiteti të ri, i cili ka nisur startimin: Të ndërpresin shtazëninë, madje martesën dhe bashkëjetesën… E di pse, më thotë Avokat-Fuati? Sepse qeveria e “Rilindjes dhe vetë Kryeministri” me daljet e shpeshta, edhe dje, deklaron e siguron punësim vetëm në një drejtim dhe zëvendësim vetëm me femra të meshkujve, siç u ka kërkuar edhe drejtuesve, drejtorëve të Shkodrës. Meshkujt të zëvendësohen me femra! Duke u faturuar atyre, meshkujve edhe përzgjedhjen për kryebashkiak të Valdrinit, ndonëse ata, as e përzgjodhën, as e propozuan, por dhe e votuan si kryebashkiak të vetmin në garë, dhe pa garues!…

Në këto rrethana, tani e tutje femrat do punësohen, meshkujt do rrinë në sy të diellit…

Do këndohen kënga e vjetër e Çajupit kudo: Me gërrnetë dhe çifteli:

”Burrat nënë hije,

Lozin Kuvendojnë,

Pika që s’u bie,

Se nga gratë po rrojnë”!

Për rrjedhojë, kështu Shqipëria do kthehet në një vend femëror, do të qeveriset vetëm nga femrat!… I vetmi mashkull, do të jetë Kryeministri! Tash e tutje do të lindin vetëm femra këtu… Përballë kësaj situate, dhe në këto rrethana, çiftet kanë nisur vizitat mjekësore- gjenekologjike, për të përcaktuar barrë lindjet… Dhe… kur shtatzënia ka rezultuar mashkull, sidomos nga ati, apo bashkëjetuesi, kanë nisur edhe konfliktet, të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e shtatzënisë, për arsyen e përjashtimit të punësimit dhe të drejtimit nga qeveria e Rilindjes etj!… Dhe kur nuk kanë mundur të rakordojnë për ndërprejen e shtatzënisë kur rezulton mashkull, çiftet kanë përfunuar në dyert e avokatisë, për të kërkuar ndërprerjen e martesës, apo dhe të bashkëjetesës, pranë gjykatës…

Me fat kanë rezultuar ato çifte, të martuar e bashkëjetuar, kur shtatzënia ka rezultuar e gjinisë femër, sepse janë të sigurtë në trajtimin dhe punësimin nga qeveria e Rilindjes! Por, jo të paktë janë dhe ata që u ka rezultuar shtazënia, nga martesa apo bashkjetesa, mashkull… Dhe po ndodhen përpara divorceve, në dyert e avokatëve dhe të gjykatave…tregon me dhimbje edhe avokat Fuati…