Sigal

Përtej retorikave idiote e batutave banale të një kryeministri antishqiptar e sharlatan, burracak e tradhtar…ngjarja e Bularatit nuk ishte asgjë tjetër përveçse Tradhtia e lartë kombëtare e radhës e komunisto-bolshevikëve të sotëm shqiptare në pushtet…bijve e bijave, nipërve e mbesave të atyre që dje shitën Kosovën, organizuan Masakrën e Tivarit, i ngulën thikën Marrëveshjes së Mukjes …dhe së fundi e lanë territorin e sovranitetin e vendit në dorë të egërsirave fashisto-shoviniste greke në Bularat…Ndaj në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, e nëse aty ka dy gram Shtet, e nëse ai popull është akoma popull e jo turmë delesh, e nëse çdo shqiptar që dje u fye e u poshtërua deri në gjen, ndjen sadopak dhembshuri e përgjegjësi për fatet e Atdheut të vet, sot më shumë se kurrë duhet t’i Kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme të atij vendi nisjen e menjëhershme të hetimit e procedimit penal me akuzën e Tradhtisë së lartë ndaj Atdheut për: Presidentin e Republikës Meta njëherësh edhe në postin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Kryeministrin Rama, Ministrin e punëve të Jashtme Bushati,Kryetarin e Parlamentit Ruçi, Ministren e Mbrojtjes Xhaçka, Krerët e Ministrisë së Brendshme e deri tek Kreu i policisë së shtetit, ShISH -it e Kryetari i Bashkisë së Dropullit… Komunistët nuk kanë as besë, as fe e as Atdhe dhe këtë jo për herë të parë e vërtetuan edhe njëherë dje me tradhtinë e radhës së Bularatit, tek e lanë Shqipërinë e territorin dhe sovranitetin e saj në dorë të grekut. Siç do ta lenë nesër në dorë të serbit. Shqipëria, vendi anëtar i NATO-s pushtohet për dy orë nga 10 autobusë me vorio – epirotë që vijnë nga Athina. Qiejt e saj ende ”mbrohen” nga anëtari tjetër i NATO-s …

Greqia (unë kurrë nuk di nga historia që të të mbrojë pushtuesi, si në rastin konkret të Greqisë me Shqipërinë). Dhe nuk pati asnjë këmbë ushtari, polici a qytetari shqiptar në Bularat për t’i dalë zot Atdheut të uzurpuar nga banditët shovinistë të Pavlopulosit, Tsiprasit e Kamenosit me shokë, të cilët 5-fish më shumë në numër se sa në protestat e tyre të egra të para dy ditëve në Athinë e Selanik vijnë serbes-serbes në Bularatin -territor shqiptar, pushtojnë krejt Jugun e Shqipërisë dhe na përdhosin në gjithçka; në Atdhe, në burrni, në krenari kombëtare , në histori, në flamur, në identitet etj., etj. Dhe shqiptarët për 2 orë resht përpara ekraneve të TV shohin LIVE, se si u a pushtojnë e përdhosin Atdheun e tyre bastardët grekë dhe askush nuk bëhet i gjallë. Mirë, o shqiptarë që shteti e qeveria ju kanë tradhtuar, po gjaku juaj nuk ju thirri që brenda orës të kishit vajtur në Bularat e t’u kishit dhënë përgjigjen e duhur grekëve bastardë që po ju përdhosnin aq poshtërsisht?! As shteti e as qeveria nuk i nxiti shqiptarët që të dilnin në brigjet e Adriatikut, më 7 prill të 1939-s e ta prisnin pushtuesin fashist italian ashtu siç dinin e siç mundnin e ashtu sikurse ai e meritonte.I nxiti thjesht sedra, krenaria kombëtare, dëshira e dashuria për një Atdhe të lirë e pa pushtues. I nxiti e gjaku i ndershëm i shqiptarit. Ndaj i tronditur sa më s’ka, pyes po sot, a ka më gjak të ndershëm shqiptari që ende i dhimbset Atdheu i tij dhe që kurrën e kurrës nuk e do serbin e grekun në vatrën e tij? Dhe asnjë shtetar e qeveritar, asnjë deputet a politikan shqiptar nuk ndihet, nëse është gjallë apo jo. Asnjë shqiptar që të vret kot së koti edhe për një vijë uji a për një të pame shtrembër nuk e zë gjaku për çka po ndodh brenda tokës së Atdheut të tij? Kur greku vjen dhe e pushton me disa autobusë, vetura, parulla e flamuj, pa folur seç mund t’i bëjë ushtarakisht. Dhe ky banditi kryeministër i yni, ky tradhtar i paskrupullt që dërgon 1-2 mijë policë për të gjakosur popullin e vet në Rrugën e Kombit, teksa kërkon që përmes Traut të ndajë më dysh shqiptarët, Shqipërinë e Kosovën, teksa blindon Tiranën me ushtri pa fund policore në dënimin e tyre prej Gjykatave të tij sharlatane,pushtimit grek i përgjigjet me vajtjen e tij në Lezhë për fushatën e anëtarësimeve të reja në PS,  me batuta perverse, me aludime qesharake bythë zbythurish etj., etj.

Doemos që kështu do ndodhë me racën bastarde të tyre, teksa mijëra herë e kanë përsëritur, se këta mostra duan më shumë Partinë se sa Shqipërinë, ndaj dhe nuk çoi atje për të mbrojtur sovranitetin e vendit të vet asnjë këmbë ushtari a polici… Dhe BE-ja hesht poshtërsisht …teksa një Eurodeputete e tyre, me emrin Eleni Theohari bën thirrje publike në Bularat për luftë e shfarosje të qenve vrasës shqiptarë dhe iu rikujton grekëve se ky vend është yni, se është Vorio Epiri që duhet të çlirojmë. Dhe Opozita vazhdon luftën me Gjushin, kur e tëra duhej ngritur Vullkan në këmbë e të ishte prezent atje në Bularatin e pushtuar, nëse vërtet iu dhimbset Shqipëria e jo karriget e pushteti i tyre, sikurse thonë. Si mundet që kjo Opozitë të jetë në të njëjtin koalicion me Tavot e Dulet që dje bënë thirrje të tërbuara për vrasje të shqiptarëve e copëtim të Shqipërisë?! Si ka mundësi që ky ”trimi e patrioti i labërisë” Ruçi (që disa vite më parë për të shpëtuar kokën e bythën e tij iku natën me fustan grash prej Shqipërie)…nuk thërret sot në një seancë plenare të jashtëzakonshme Parlamentin e Shqipërisë e të kërkojë heqjen e menjëhershme të Mandatit të Deputetit për Tavon e Dulen e në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë të kërkojë dënimin maksimal të tyre,për organizim antishtetëror, thirrje luftënxitëse, vrasje të shqiptarëve, racizëm e urrejtje ndëretnike. Atentati e provokacioni i Bularatit është edhe me i rëndë se sa Provokacionet e Gushtit të 1949-s, por edhe se sa ngjarja makabre e Peshkëpisë. Sepse, nëse më 1949-n grekët shtinë me armë, por edhe morën të njëjtën përgjigje, këtë radhë ata na qëlluan me gjithçka kishin në dorë e në mendje dhe bënë çfarë deshën si e sa deshën brenda në tokën tonë, duke na vrarë të gjithëve, neve shqiptarëve e askush nuk guxoi t’i ndalë e t’u japë përgjigjen e merituar. Shkurt na përdhosën më rëndë se kurrë më parë në historinë tonë si shtet, që prej 1912-s e në vazhdim.

Dhe poshtërsia më e madhe e tradhtia vijuese e radhës, Shqipërisë e shqiptarëve u erdhi gjithashtu nga Media e tyre shqipfolëse, antishqiptare,sahanlëpirëse, kapitulluese, tradhtare, renegatë e mercenare. Report TV, Ora Neës e ABC, të parat e NON STOP, sigurisht të paguara fort mirë prej Athine transmetuan për 2 orë resht ceremoninë e Heroit të Vorio Epirit e atij lloj heroi- terrorist që qëlloi mbi policinë shqiptare e në tokë shqiptare. E pra, nëse ka vërtet UKGSH –(Union kombëtar të gazetarëve shqiptarë) siç thuhen në disa raste, nëse ka Këshill Kombëtar të Mediave Shqiptare e ku ta di unë, urgjentisht atyre kanaleve televizive që dje, më shumë se kurrë, treguan antishqiptarizëm të tërbuar, iu duhet hequr menjëherë Licenca, ndërsa të gjithë atyre Raportuesve të tyre pseudo-gazetarë e palaço, frikacakë e xhambazë iu duhet hequr e drejta e ushtrimit të profesionit njëherë e mirë…e përfundimisht. Sepse dhunuan rëndë e sa më s’ka Kombin e popullin shqiptar dhe u bënë drejtpërsëdrejti palë me pushtuesit fashist grekë në agresionin e tyre në Bularat kundër sovranitetit e territorit të Republikës së Shqipërisë. Tradhtisë së Bularatit i parapriu edhe deklarata e Janullatos, i cili duhet dëbuar një orë e më parë nga Shqipëria. I paraprinë qëndrimet e Dules, i cili duhet shpallur urgjentisht, Non Grata nga Shteti shqiptar. Iu paraprinë qëndrimet publike hapur antishqiptare të Tavos, Kserës, Barkës, Miços, PBDNJ-së, Omonias, Bashkisë së Dropullit etj., etj., ndaj të cilëve duhet nisur menjëherë procedim penal për cenim të rëndë të sovranitetit të Shqipërisë si dhe për nxitje të urrejtjes ndëretnike, fobi e racizëm ndaj popullit shqiptar. BE-së dhe  eurodeputetes qipriote antishqiptare e filoserbe Mogherinit, Flekenshtejnëve, Hannërve, me Co. T’u kërkohet përmes MPJ të Shqipërisë, llogari deri më një për qëndrimin e tërbuar antishqiptar të eurodeputetes së tyre Eleni Theohari dhe ta shpallë këtë person si të pa dëshiruar për hyrje në territorin e saj. Pse kjo lloj BE-je kësisoj do ta ndihmojë Shqipërinë të ingranohet në familjen evropiane dhe kjo lloj Greqie do ta ”ndihmojë” Shqipërinë të hyjë në BE?! Në qoftë kështu Shqipëria e shqiptarët nuk kanë pse ta duan Kurrë këtë lloj BE poshtëruese dhe nuk kanë pse ta duan Kurrë “ndihmën” greke të kësaj pabesia të ndyrë e të neveritshme me thikën në dorë e pas shpine ndaj Kombit tonë.

Policisë shqiptare t’i kërkohet hesap deri më një e të gjenden fajtorët që lejuan hyrjen në tokën e kufirin shqiptar të vorio-epirotëve të tërbuar e përfaqësuesve agresivë të “Agimit të Artë” të tillët si Fredi Beleri, Babis Karapanos etj., etj. Sot më shumë se kurrë Shqipëria duhet të ndizet Zjarr, sepse është e frikshme të mendosh që 79 për qind e shqiptarëve kërkojnë të ikin nga Shqipëria e atëherë nga kush prisni që ta mbroj Shqipërinë?! E atëherë, në qoftë vërtet kështu, o hidhuni Litarin në fyt atyre që e çuan vendin e popullin deri në këtë derexhe e tmerr pa fund ose nesër përgatituni që serbi e sërish greku të vijnë e t’u pushtojnë me autobusë, me parulla, flamuj, shoqata gjuetarësh, këngë e dajre…e pa qenë fare nevoja për të shkrepur qoftë edhe një armë të vetme. Shqipërinë në Bularat e tradhtuan të gjithë…BE, NATO, Fqinjët e, sidomos, të parët vetë shqiptarët që heshtën, u zbythën, kapitulluan e u përdhosën kokë e këmbë, sepse për 2 orë panë ”e shijuan” çdo përdhosje neveritëse që na bëri greku e askush nuk u çua të thoshte “ore, po daleni,ç’bëhet kështu?! Po na pushtojnë e çnderojnë kombëtarisht si vend e si popull, e askush nuk guxoi të vinte e t’ia bënte BAM e ta shkrepte armën atje ku duhej e kundër atyre që duhej …ndaj … Të vjen vërtet krupë e neveri dhe ndjen vërtet përbuzje dhe urrejtje tek shikon që ende shqiptarët luftojnë ”si Luanë” kundër armiqve të tyre vetëm përmes fjalëve boshe, FB, sharjeve anonime, vrasin njëri tjetrin dhe jo ata që po i vrasin çdo ditë, qofshin këta shqiptarë, serbë, grekë a turq…bëhen trima e patriotë vetëm kur luan Kombëtarja e tyre e futbollit, qeshin me batutat perverse të Edi Ramës etj., etj. Të vjen turp e marre nga vetja tek kërkojnë të të ngjisin nofkën e Atdhetarit përdhunshëm duke të detyruar të kërcesh, se po s’kërceve nuk je shqiptar, a duke të nxitur dhunshëm të këndosh e të çirresh kot së koti për Xhamadanin vija – vija… Vazhdoni kërceni e këndoni …se hairin do t’ia shihni shumë shpejt këtij qëndrimi tuaj, sa antishqiptar, po aq edhe të pa përgjegjshëm ndaj vetes e gjakut tuaj, ndaj Kombit e të nesërmes suaj, teksa siç e kini zënë nesër rrezik të mbeteni edhe pa popull edhe pa Atdhe edhe pa gjuhë, pa flamur, pa himn, pa Komb, pa identitet e deri edhe pa nam e nishan, duke u shuar fare si racë dhe kjo… krejtësisht për fajin tuaj…!