Adriatik R. Dosti: Që ta dini mirë se ku jemi katandisur…!

1040
Sigal

Jo po …që ta dini mirë se ku jemi katandisur…!


Adriatik R. DOSTI

…Dëgjo e shih se çfarë thotë e bën Rama …që të bindesh së Budallait kurrë nuk i duhet hapur rrugë dhe se të çmendurit duhen mbyllur në Çmendinë që në shenjat e para të sëmundjes së tyre.

Dëgjo e mbaj vesh se çfarë thotë Gramozi…që të vërtetosh 100 për qind, se në Shqipëri as Diktatori nuk ka vdekur e as Diktatura nuk ka ngordhur ende…dhe se 2 prillet e përgjakshme të Shkodrës mund të përsëriten kudo e kurdoherë…
Dëgjo e shih se ç’dërdëllis  debilja Spiropali për të thënë …jo ore milet qenkemi qarë kot nga Gjela Biba dhe Lenka Çuko…
Dëgjo se ç’thote Baba Taku…që të nxjerrësh ”mallin” e kriminelëve Shefqet Peçi e Kadri Hazbiu me shokë…
Dëgjo e shih …pse nuk i dënon dot Rama ish-ministrat e tij të brendshëm  Saimir Tahiri e Fatmir Xhafa …që të kuptosh pse Ramiz Alia i shpëtoi Gijotinës e Plumbit të  Diktatorit…dhe pse  më pas ai e la si Trashëgimtar besnik  të tij…
Dëgjo e shih Pandeli Majkon që të kuptosh pse Enveri e mbajti Pilo Peristerin përjetësisht kandidat te Byrosë Politike…e kurrë nuk e beri Anëtar të saj…
Dëgjo e shih Donika Prelën …dhe të vjen të ulërasësh nga marazi… Rroftë Aranit Çela …
Dëgjo e shih Arta Markun…që t’i thuash kriminelit Rrapi Mino…jo ore vëlla …ty të paskemi rënë kot më qafë, më duket…
Dëgjo e shih Tualet  Ballën për të kuptuar tamam shprehjen e famshme të të nderuarit Qazim Bej Mulleti se…kur katunari zdryp m’qytet …kombi osht m’rrezik..
Dëgjo e shih Braçe -ziun që të pranosh me dëshirë shprehjen më mirë Mut se sa i Vogël…
Dëgjo e shih se ç’bën  Gjenerali pa spaleta Lleshi  mbi popullin e vet  që të bindesh, pse serbët ia japin falas e nuk ia shesin  Shqipërisë gazin helmues…

Dëgjo e shih Ulsi Manjen …që te kuptosh mirë e qartë,  se qytetar nuk të bën fakti që jeton në qytet  e që është e tmerrshme që “universitetin” ta kesh mbaruar përpara 8-vjeçares…
Dëgjo e shih ç’bën ministri i Turizmit …Klosi me turistët e huaj … që të kujtosh kohët e Arta të miqësisë Shqiptaro-Kineze e që të kuptosh, pse e do aq fort Koreja e Veriut Liderin e saj Kim Jong Un ….
Dëgjo e shih Rudinën e Fatmirës që të bindesh plotësisht për atë fjali të Artë të Fadil Hasës së famshëm se… “Shqipëria është 100 vjet mbrapa Evropës dhe 150 vjet edhe anash saj”
Dëgjo e shih Erion Veliajn .. që të bindesh përfundimisht se jabanxhiu e kollovari janë më të zinj se Korbi e Sorra…
Dëgjo e shih Gjiknurin e Gjushin …dhe nuk ke kurrfarë nevojë ta shohësh më filmin Ali Baba me 40 hajdutë…
Dëgjo e shih se ç’bëjnë Ministrja Gjoni e zv.kryetari i Bashkisë së Tiranës Mazniku  me paratë e popullit e të ”sponsorëve ” të tyre …dhe kupton më së miri, pse edhe sot në shekullin e 21-të e në mes të Evropës kryeqytetasit rrinë në radhë pranë botëve për të mbushur bidonët me ujë…
Dëgjo e shih historitë me Valdrinër e Kajmakër që ta kuptosh tamam idenë e filmit të famshëm serial italian ”Oktapodi”…
Dëgjo e shih në krye të Bashkive e qyteteve Lezhë e Shkodër; Pjerin Ndreun e Tom Doshin që të kuptosh tamam vargjet  e famshme të Gjigandit tonë Fishta

“… shakllabana e rrica t’kqinj,
morra n’kryt pa la,
që kurrë s’deshta me ju pa…”