Adriatik Dosti: Për cilën Shqipëri po flisni ju z.Palmer?

567
Sigal

Për cilën Shqipëri po flisni ju z.Palmer?

Adriatik Riza Dosti

Pasi foli anglisht në Prishtinë dhe ”tmerroi e kërcënoi Serbinë” vajti në Beograd dhe foli serbisht dhe ju dha ”leksione demokracie” liderëve kosovare dhe ato që kish pështyrë ndaj serbëve në kryeqytetin kosovar i lëpiu në Atdheun e gruas së tij.Dhe sot në Samitin e Davosit i dërguari special i Amerikës ose thënë më shqip , saktë e troç  Dhëndërri i Beogradit me emrin Mathew Palmer foli gjerë e gjatë edhe për Shqipërinë a thua se ishte përfaqësuesi zyrtar i saj ose më së paku Ambasadori i Shqipërisë në samitin në fjalëNë Shqipëri themelet e Demokracisë janë të forta – tha fillimisht ai. Për cilën lloj demokracie e ke fjalën zotëri për atë të bijve, nipërve e mbesave të sotëm të ish byroistëve të djeshëm komunistë që qeverisin vendin ? Apo për demokracinë e Ramë – Gramozit dhe të Sabit Brokajt e Spartak Brahos më shokë që ju varin shqiptarëve në mes të sheshit kriminelët e vrasësit e tyre të djeshëm e ju a servirin dhunshëm për Heronj ? Apo e ke fjalën për atë lloj demokracie ku Kryeministri e zv. i tij kërcënojnë me jetë publikisht një prokuror e dy ditë më pas ndaj tij bëhët një atentat vdekjeprurës?etj etj etj. Zgjedhjet në Shqipëri janë të lira dhe populli shqiptar tashmë ka lirinë e duhur të zgjedhë vazhdoi më tej në fjalën e tij Palmer. Për cilat zgjedhje e ke fjalën zotëri për ato të 30 qershorit që ti vetë personalisht nxitove të deklaroje se do ti njihje i pari apo flet për atë lloj lirie në zgjedhje ku Rama u serviri shqiptarëve vetëm Partinë e kandidatin e tij dhe ju s’vonuat t’ja njihnit ndërkombëtarisht? Do të na pëlqente të shihnim një dialog që të sjellë Reformën në Drejtësi shtoi më tej Palmeri. Për cilën Reformë e ke fjalën z.Mathew për atë që kryesohet nga kryebanditi e vjedhësi i votave të shqiptarëve Damian Gjiknuri apo deshe të thoshe se je besimplotë edhe nga fakti tjetër se komisionin e ligjeve në Shqipëri e kryeson krye-injoranti Ulsi Manja? Do ta mirëprisnim shumë zbatimin e dokumentave të OSBE-OHDIR -it në Shqipëri përfundoi në fjalën e tij në emër të Shqipërisë z.Palmer. Për cilën OSBE e për cilat lloj dokumentash bën fjalë zoti ”i dërguar special” i Washingtonit për Ballkanin Perendimor për atë të Ambasadorit palaço e sharlatan të saj njëfarë Borchardi që ju tregon Gishtin e Mesit shqiptarëve bash në tokë e në Atdhe të tyre apo e ke fjalën për atë karagjozin italiano-mafioz Soreca të cilin e keni vënë në krye të Ambasadës së BE në Tiranë për të bërë gurgule e lëmsh e li edhe më shumë atë vend e atë popull? Ti fole o Dhëndërr fole sa deshe….por asnjë nga ne ”njerëzit e nuses” apo krushqia si i themi ne shqiptaret s’te morrëm dot vesh së ç fare the dhe se për ke lloj Shqipërie e kishe fjalen për tonën a tuajën…për atë të shqiptarëve apo për atë të Edi Ramës. Kemi një shprehje të mençur ne shqiptarët o z. Palmer e cila thotë…nëse s’ke mundësi të besh mirë të paktën mos bëj keq . ndaj ma do mendja se edhe ti s’bën fort keq ta mësosh këtë shprehje të bukur e njerëzore tonën ok.