Adriatik Dosti: Ç’do të thotë ti mbyllësh derën Doc.Halim Kosovës….

453
Kendveshtrimi im – ne vemendje te z.Basha…
C’do te thote ti mbyllesh deren Doc.Halim Kosoves….
Do te thote te vazhdosh te shpresosh ende se Ramen e banden e tij mund ta rrezosh ”kollaj” fare me 25 prill te 2021 me barutin e lagur te kapterrit te shkolles se bashkuar Bujar Nishani …
Do te thote qe te te genjeje mendja se do vish ne pushtet duke pasur para, mbrapa e rreth teje krushkun e kriminelit komunist Josif Pashko…Genc Rrulin …Nena e te cilit ne kohen e Diktatures spiunoi e futi ne burg gjysmen e lagjes ku banonte…
Do te thote se ti ende beson qe me Djalin e Rustem Gjates ….[ Clirimin ]…. i biri i atij lloj Babai qe deri dje firmosi e dha denime me burg e me vdekje per sa e sa shqiptare te pa fajshem …ti mund ti fitosh kollaj e fare lehtesisht ato lloj zgjedhjesh qe Rama e banda e tij kriminale nuk do te donin ti humbisnin kurre sepse e dijne fort mire se cfare i pret….
Do te thote qe dera jote tu hapet Ristaneve , Kasove, Pollove, Mustafajit, Precit, Bozdos, Clirimit, Gencit etj etj qe pak ti gervishtesh ju del menjehere Kallaji i djeshem biografik teper i dyshimte…
Ndaj dhe gjykoj se largimet e Jozit,Patozit, Imamit,Selamit,Topit, Bregut,Bodes , Rudines, Murrizit etj nga PD i bëjnë kësaj të fundit veç mirë e kurrë keq por pastrimi e spastrimit duhen çuar deri në fund ndryshe gurët nën rrota nuk do ta lene kurre kete force politike të ecë perpara…
Prandaj dhe mbyllja e derës për Doc.Kosoven apo edhe për njerëz, qytetarë e intelektuale të tjerë të llojit e figurës së tij sipas llogjikes e këndvështrimit tim …
….Do te thote qe ende PD ta lesh ne duart e xhaketave te vjetra te cilat jane krejtesisht fajtore e shkaktare te sa e sa betejave te humbura e te deshtuara…dhe përgjegjësit kryesorë për ardhjen në pushtet të PS-Rilindjes dhe Ramës e bandës së tij kriminale.
…Trokita ne dere e ate nuk ma hapi kerkushi….thote publikisht i deshperuar Doc. Halim Kosova nje emer e figure teper e perfolur …natyrisht per mire e kurre per keq…keto 5 vitet e fundit ne radhet e PD…
Dhe te arrije kapterri i shkolles se bashkuar Bujar Nishani qe ate nate te ftohte Shkurti te 29 viteve me pare se bashku me kamikazet e tjere bolshevike ushtarake vringellinte armet ne oborrin e shkolles se bashkuar duke kerkuar rivendosjen me dhune ne shesh te bustit te Diktatorit … te deklaroje sot se nuk na duhet me Doc. Halim Kosova pasi PD i duhet gjak i ri…kjo eshte sa qesharake po aq edhe fyese e ofenduese per te gjithe antaret e simpatizantet e PD-Opozites o z.Basha…. e aq me teper kur kete e thote nje person me goxha probleme shendetesore e qe po i afrohet te 70-tave…
E po te arrije G.Rruli te beje rolin e Qenit te Kufirit ne zyrat e PD per te pikasur e me pas per te trembur kedo qe ju afrohet atyre e vecmas zyres tende o z.Basha ….kjo me duket pertej absurdit…dhe gati e pa konceptueshme krejtesisht per mua…
Ti thuhet Doc. Kosoves se ti nuk ben me per ne pasi nuk di te shash PS …kjo eshte te vesh duart ne koke z.Kryetar i PD…per te mos shtuar se eshte me shume se sa e turpshme…dhe teper banale
E pra jo vetem une por jam i bindur qe mijera demokrate te vertete e simpatizante , perkrahes e mbeshtetes tuajit me pare do preferonin z.Kosova edhe pse nuk di ”te shaje” kundershtaret e tij politike se sa Nishanin qe u mesua ”te shaje” pasi zhveshi rrobat e kapterrit te ushtrise, hoqi kapelen me yll ne balle nga koka e dorezoi ne magazinat e Shkolles se Bashkuar Kallashnikovin qe kishte ne ngarkim…
Une do te preferoja trokitjen ne dere te z.Kosova se sa mbylljen pas dere te klanit mafioz me prejardhje komunisto-bolshevike te spikatur te Rrulit-Pollos-Mustafajit- Gjates etj…
Me mire prane PD nje qytetar, atdhetar, intelektual e njeri i pa korruptuar kerkundi e pa asnje Cen ne biografi si z.Kosova e si Doc. Kosova qe sjell ne jete te ardhmen e atij vendi e te atij populli se sa ata te cilet jane bij te atyre lloj Baballareve qe deri dje e perdhunuan ate vend dhe e vrane ate popull…
Kujdes z.Basha…25 prilli eshte shansi i fundit historik per ty e PD … por edhe per Shqiperine e shqiptaret humbja do te thote Gremine perfundimisht…ndersa fitorja do te thote Ringjallje per te nesermen …
Por mos harro se…fitorja vjen me ata qe e duan ate dhe luftojne sinqerisht per te e jo me ata qe i kane humbur te gjitha betejat deri tani madje edhe duke i sabotuar e tradhetuar ato…
Sigal