Sigal

Agron MEMA

Ditën e diel është zhvilluar në qytetin e Sarandës, në zadrën “Esat Mamaca”, Maratona Kombëtare e Notit “Saranda 2018”. Ndryshe nga vitet e tjera që ky event sportiv është etiketuar me emërtime sportistash, këtë edicion ka mbajtur thjeshtë natyrën e aktivitetit sportiv. Kjo edhe pse përvit nuk mund të bëhen selektime të sportistave notarë. Në maratonën Kombëtare të Notit “Saranda 2018” ka marrë pjesë Presidenti i FSHN, zoti Agim Çiraku. Kanë qenë të pranishme policia e shtetit, shëndetësia dhe institucione përgjegjëse për mbarvajtjen e aktivitetit , mbështetur nga Bashkia Sarandë ku pjesëmarrës ka qenë n/kryetari i kësajë bashkie Robert Piro. Aktiviteti është zhvilluar në grupmosha të ndryshme , deri tek veteranët e notit shqiptar, duke krijuar një zinxhir trashëgimie. Në krye të aktivitetit ka qenë përgjegjësi i sportklub”Butrinti” Fuat Karaliu. Le të japim një panoramë të fituesve të këtij aktiviteti kombëtar sportiv:

 

FEMRAT 10 VJEÇE: Kaltrina Meça e ekipit “Stela” që doli e para me 14’18’’10 si dhe Alysja Hysja me 21’24’’00.

PËR MESHKUJ 10 VJEÇ: Bjoldi Ruçi 15’02’’……

FEMRA 14 VJEÇE: Julia Mitre 21’42’’ dhe DJEM 14 VJEÇ Eljo Veli me 21’49’’

Ndërsa tek djemtë 15 vjeç vendin e parë e zuri Ergi Veli me kohën 39’14’’…

Gjithashtu e veçanta e këtij eventi kombëtar sportiv qe edhe pjesmarrja e veteranve të notit, ata që bënë historinë në vite të këtij sporti si në zadrat kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Ata kanë qenë të pranishëm dhe aktiv në garë si Andi Kongoli, Ervin Pridha, Dritan Mezini, Genci Dimushi, Skënder Muço, Viola Bekridheli, Shpëtim Muço, Klement Lutfinja, Sul Poda, Ilirjan Kreshpa, Skënder Bajrami, Ilir Mejdi, Myrtezan Didati. Një përjetim emocional sportiv tek shpërndarja e çertifikatave dhe kupave nga Presidenti Çiraku dhe një koktej me trokitje gotash dhe përqafime shmallse ka mbyllur aktivitetin kombëtar të maratonës së notit në Sarandë.

Gazeta “Telegraf” ka qenë e pranishme dhe në numrin e nesërëm do të keni një speciale ku do të njiheni më gjerësisht me detajet e këtij aktiviteti kombëtar ku do të ketë mbresa, përshtypje, sugjerime dhe intervista dhënë eskluzivisht për “Telegraf”.