Sportistët e Tiranës shkëlqejnë në Dubrovnik

2111
Në Dubrovnik të Kroacisë në datat 16-17 maj u zhvillua takimi ndërkombëtar i notit ku morën pjesë më shumë se 400 sportistë nga Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Sllovenia, Bosnje – Hercegovina. Figurë të mirë në këtë veprimtari bënë të gjithë sportistët shqiptarë, por në këtë numër do të flasim për suksesin e notarëve të Tiranës, meshkuj dhe femra, të drejtuar nga Arian Fetishaj dhe Andi Mara.
1. Titulli i aktivitetit: Golden Orlando. 
2. Vendi: Dubrovnik, Kroaci, 6-17 maj 2015.
3. Përfaqësimi: Skuadra e Tiranës u përfaqësua me 23 sportiste (5 femra) (18 meshkuj).
4. Trajnerët: Arian Fetishaj dhe Andi Mara.
5. Emrat e sportistëve: Andi Mara, Franc Aleksi, Binald Mahmuti, Klevis Delli, Endi Këllici, Enea Sharrëxhi, Keis Fetishaj, Merin Begeja, Endri Lumi, Biorn Hoxha, Stiven Xhufi, Martin Sheshi, Even Qarri, Albi Këlliçi, Laert Selimi, Mesih Baraku, Dart Selimi, Kevin Fetishaj, Diana Basho, Korina Basho, Alesia Neziri, Kejsi Delli dhe Juga Selimi.
6. Notarët më të mirë: Franc Aleksi për kategorinë 1997-1998 dhe Binald Mahmuti për kategorinë 1999-2000
7. Skuadra e Tiranës, në fund të aktivitetit numëron 40 medalje:
– 20 medalje Ari
– 12 medalje Argjendi
-10 medalje bronxi
8. Medaljet për notarët:
– Franc Aleksi: 6 medalje Ari
– Binald Mahmuti: 6 medalje Ari dhe 1 Bronxi
– Diana Basho: 3 medalje Ari, 1 Argjendi dhe 1 Bronxi
– Endi Këllici: 3 edalje Ari dhe 2 Argjendi
– Enea Sharrxhi: 2 medalje Ari, 3 Argjendi dhe 2 Bronxi
– Endri Lumi: 2 medalje Argjendi
– Klevis Delli: 1 medalje Argjendi
– Alesia Neziri: 2 medalje Argjend
– Biorn Hoxha: 1 medalje Bronxi
– Andi Mara: 1 medalje Ari, 1 medalje Argjendi dhe 2 medalje Bronx
– Sportistët që nuk arritën të marrin medalje, përmirësuan ndjeshëm rezultatet e tyre. Gjithashtu veprimtari ishte një test i mirë për aktivitetet e rradhës.
9. Vlen të përmendet se Franc Aleksi dhe Diana Basho, të dy sportistë të Tiranës, përfaqësojnë Shqipërinë, në Lojrat Olimpike Europiane në Azerbaxhan, BAKU 2015, ku mendohet se rezultatet e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm, do jenë edhe më të mira dhe konkuruese.
10. Pak statistikë: Vlen të permendet se Franc Aleksi dhe Binald Mahmuti, për herë të parë në këtë kategori moshe vlerësohen si notarët më të mirë të aktivitetit.
11. Është aktiviteti i parë në pishinë 50 m ku gjithçka u mbyll me sukses, nga të gjithë sportistët. Për klubin e Tiranës objektivat vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, në aktivitetet e rradhës.
Sigal