Zbuloni kush është personi pas memes më të famshme të momentit

382
Sigal

Të gjithë ata që përdorin shpesh rrjetin social Instagram janë të njohur me këtë person.

Ai është bërë i famshëm falë një mimike që ka bërë, teksa ndodhej në stadium duke parë një ndeshje kriketi.

Tashmë identiteti i tij është zbuluar.

Personazhi me fanelllë me kuadrata, jelek e fytyrë të zhgënjyer quhet Sarim Akhtar.

Sarim, një britaniko-pakistanez, jeton në Londër dhe e prezanton veten në Tëitter si “tifoz i kriketit dhe The Meme Guy”.

Rreth një vit më parë, ai udhëtoi mbi tre orë për të parë një ndeshje me miqtë dhe gjejeni çfarë: lojtari pakistanez, Asif Ali, nuk e bën mirë punën e tij dhe humbet një gjuajtje gjatë lojës kundër Australisë. Rezultati është fytyra që tashmë është virale falë një memeje që u pa nga miliarda njerëz.