Trendi që do e shohim kudo këtë pranverë

403
Sigal

Sezonin e kaluar u vu re se pati një rikthim të trendit leopard në veshje dhe shumicës së njerëzve nuk u pëlqeu aspak kjo gjë. Për disa javë të gjithë menduam se printi leopard u zhduk, por në fakt duket se do të rikthehet edhe njëherë këtë pranverë, por në një formë tjetër. Shtëpitë e modës janë frymëzuar sërish nga printet e kafshëve dhe këtë herë bëhet fjalë për atë të gjarprit. Duket se ky trend do të përhapet në të gjitha veshjet, madje edhe në këpucë. Pavarësisht se printet e kafshëve nuk janë shumë të preferuar, siç duket njerëzit nuk janë ende të mërzitur me to