‘Të kesh ëndërr me hy ne Big Brother… Nuk di dmth!’ Artistja e njohur shpërthen ndaj këtij formati

240
Sigal

Big Brother Vip tashmë është kthyer në një nga progrmet më të komentuar në vend.

Në katër muaj transmetim,ai ka thyer pritshmëritë e shikueshmërive duke mbledhur pas vetes një numër të konsiderueshëm fansash, por nga ana tjetër ka edhe nga ata të cilët kanë rezerva ndaj tij.

Ndër to ka qenë edhe aktorja e njohur Ema Andrea e cila ka bërë një deklaratë të papritur për ‘BBV’, duke u shprehur e revoltuar ndaj personave që e konsiderojnë si ëndërr hyrjen në këtë format.

“Te kesh enderr me hy ne Big Brother… Nuk di dmth! Te jesh i/ e lumtur se kur fle ne shtrat pranë dikujt qe quhet Paralel dhe e sheh gjithe Shiperia..nuk e di dmth…! Gezuar Shekullin ku lumturia eshte sasi K…! Poete hidhuni vet ne zjarr se librat jane djege kaherë!”, ka shkruar Ema në llogarinë e saj të “Facebook” shoqëruar nga komente të ndryshme të miqve të saj.