Rihanna dhe A$AP Rocky janë ndarë? Ja çfarë thonë burimet e afërta me çiftin

131
Sigal

Së fundmi është spekuluar se këngëtarja e njohur Rihanna dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky janë ndarë pasi ky i fundit e tradhtoi atë me dizanjuesen e këpucëve, njëkohësisht mikesha e Rihanna-s, Amina Muaddi.

Ditën e sotme – një burim i ngushtë me çiftin – ka thënë për “TMZ” se as pretendimet për ndarjen dhe as për tradhtinë nuk janë të vërteta.“100% e gabuar në të dyja rastet…1 milion për qind nuk është e vërtetë. Ata janë mirë”, thanë ata për median.
Në rrjet gjithçka është bërë super dramatike, ndërkohë që s’kemi ende asnjë konfirmim nga çifti për ndarjen e tyre. Madje, nuk shohim asnjë lëvizje në llogaritë e tyre në Instagram.

Megjithëse mediat e huaja shkruajnë se pasi janë ndarë, kanë bërë direkt ‘unfollow’ njëri-tjetrin, me një kontroll të shpejtë pamë që sërish ndiqen në “Instagram”.
Po ashtu, mediat kanë parë si të dyshimtë faktin që Rihanna është shfaqur më shumë vetëm në daljet e fundit, sesa me reperin.
Megjithëse të gjithë janë të shqetësuar për gjendjen e RiRi-t në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe për faktin që ajo mund të përfundojë e tradhtuar si Khloe Kardashian gjatë shtatzënisë, sërish është ende herët të “merakosemi”.

Duke qenë çifti më i përfolur i momentit, Rihanna dhe A$AP Rocky mund të bëhen fare shpejt “pre” e lajmeve të rreme.
Megjithatë nëse ka ndodhur vërtetë, një mësim i mirë për vajzat: Ai që ka ndërmend të të tradhtojë, do ta bëjë edhe nëse ti je Rihanna, e aq më tepër kur po pret edhe fëmijën e tij.