Nora Istrefi pritet të sjellë hitin e radhës, bashkëpunim me artistin e njohur

370
Sigal

Nora Istrefi është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Këngëtatja e hitit “Sa t’kom dasht” nuk ka sjellë asnjë projekt muzikor këtë verë edhe pse është përfolur për disa bashkëpunime.

Pak kohë më parë, mediat raportuan se Nora po punon për një bashkëpunim me Butrint Imerin. Por, së fundmi një koment që ky i fundit ka bërë në një postim të Norës në Instagram konfirmon duetin e tyre. “2 zemra” ka shkruar këngëtari krahas fotos, duke konfirmuar kështu titullin e hitit më të ri që pritet të publikohet së shpejti.

Kujtojmë që Butrinti solli pak më parë projektin “Si përpara”, që u prit mjaft mirë nga publiku. Kënga ka gjeneruar deri më tani në Youtube më shumë se 6 milion klikime.