Njihuni me çantën më të shtrenjtë në botë, gjendet në New York City

557
Sigal

Një çantë mund të kushtojë 6.7 milionë dollarë. Po, po…ajo gjendet në New York City. E zbukuruar me pothuajse 8,000 diamante të vendosura në platin dhe flori 24 karat, çanta gëzon një formë veze dhe është e mbështjellë me një fole asimestrike prej ari, me vlerë prej 250 mijë dollarësh.

Gurët më të vlefshëm në pjesën e jashtme janë tre diamante jashtëzakonisht të rralla, me vlerë 1.9 milion dollarë dhe dy diamante të bardhë të pastër me vlerë 265.000 dollarë.

Çanta e mrekullueshme është krijimi i dizajneres britanike, Debbie Wingham. 37-vjeçarja është gjerësisht e njohur për krijimin e një serie me artikujt më të shtrenjtë në botë.