Ndryshimet e Mark Zuckenberg po penalizojnë Facebook-un

515
Sigal

Përpjekjet e shefit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, për të rritur sigurinë dhe për të eliminuar nga rrjeti social postime me përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes, kanë bërë që përdoruesit të kalojnë më pak kohë në Facebook.

Sipas një studimi të fundit nga kompania “eMarketer” mesatarja e kohës, që qytetarët amerikanë kalojnë në Facebook ka pësuar rënie me 3 minuta. Sipas rezultateve kjo lidhet pikërisht me përpjekjet e Facebook për të goditur dezinformimin dhe lajmet me përmbajtje sensacionale.

Studiuesit paralajmërojnë se kjo kohë do të ulet edhe me 1 minutë më shumë vitin e ardhshëm, duke e çuar në një total prej 37 minutash në ditë.

Më herët Facebook ndryshoi përsëri algoritmet e News Feed, duke i dhënë përparësi postimeve të miqve dhe familjarëve, si dhe lidhjeve me persona të afërt që keni në këtë rrjet social.

Këto ndryshime kanë bërë që përdoruesit e rrjeteve sociale të shpenzojnë më pak kohë në Facebook dhe ky fakt përkthehet në më pak të ardhura financiare.