Mësuesit Kripa e Botës!

Florian Toma

(Dedikuar vajzës sime të dashur ESTER.)

NOA

Çdo FJALË fillon nga një Mësues dhe “Fjala” ishte e para (Zanafilla-Bibla).

Çdo Prind ( Nënë dhe Baba) është Mësuesi ynë i parë që kur lindim. Që në klasën e parë Stafeta kalon te Mësues-i, që me dashuri, pasion, vullnet e dedikim mbajnë peshën e lartë të edukimit tonë shoqëror. Ndërtimit të së ardhmes civile tonën, që arkitektura e zhvillimit njerëzorë, i quan “Shtyllat“ kryesore të formit të individit si pjesë thelbësore të shoqërisë sonë humane.

Strukturat dhe infrastrukturat mbështetëse, shkollat, literatura, politikat social-ekonomike ndikojnë direkt dhe indirekt tek nxënësit /studentët – Mësuesit dhe familjet e tyre, duke u reflektuar në intensitetin e performancës shoqërore dhe të tyre në përgatitjen personale, që do reflektohet në të ardhmen e afërt dhe të largët në stafetën e brezave e shoqërorë.

Si të sigurohemi që fëmijët tanë të jenë pasardhës të denjë të paraardhësve tanë të mbëdhenj, vetëm duke mbajtur me kujdes dhe reflektuar vlerat e larta të paraardhësve si pasurinë më të çmuar njerëzore (shoqërore) dhe duke i shtuar përkujdesin tonë në forcimin, ruajtjen dhe krijimin e strukturave mbështëse me impenjimin shoqëror, me vizionin e plotë për të qëndruar në krah të mësuesve, shkollave me dashuri dhe përkushtim, duke mos bërë dallime mes fëmijëve-nxënësve, mësuesve apo shkollave ashtu së bashku do jemi  “inkubatori” më i mirë për rritjen e shëndetshme të shoqërisë së ardhme ku ne do bëhemi e shkuara dhe femijët tanq e ardhmja e denjq e vlerave njerëzore.

Ne jemi deti dhe mësuesit janë KRIPA e shoqërisë. Duajini dhe përqafojini gjithmonë Mësuesit në jetën tuaj nxënës të dashur. Gëzuar ditën e parë të shkollës të gjithëve.