Mendoi se po realizonte “skenë filmi”, mbush një kuti me fishkzjarre dhe mundohet të “fluturojë”

496
Sigal

Një i ri nga Indiana, që është shtet i ShBA’së, deshi që të shohë se çfarë do të ndodhte nëse qëndronte përmbi një kuti me fishkzjarre. Një ide jo aq e mençur kur merr parasysh se çka ndodhi pastaj.

Djaloshi kërceu me të vërtet pak mbi ajër por rra në tokë menjëherë dhe theu dorën e tij.

Pastaj ai shihet që ngritet dhe pastron trupin nga pluhuri me njërën dorë, por shihet qartë se është lënduar.

Mund të thuhet se ai është me fat që ka thyer vetëm një dorë dhe nuk pësoi lëndime më të mëdha në trup.