Këngëtarja e muzikës popullore Maya është një artiste shumë e preferuar për publikun. Ajo është përpjekur gjithmonë ta ruajë në mënyrë hermetike jetën e saj personale.
Artistja ka folur si rrallë herë në lidhje me marrëdhënien që ka me djalin e saj të vogël Jonas. Maya ka treguar se është një nënë shumë e rreptë dhe mundohet që të jetë gjithmonë korrekte.
Unë jam më e rreptë ndoshta jo direkt po i them jo për një gjë. Problem është që kur kam filluar aktivitete e kam kohën e kufizuar dhe im shoq është më tolerant, bëje i thotë, po kjo nuk më pëlqen. Unë e dua shumë, por mundohem të jem korrekte me të.
Me vete në koncert nuk e marr dot se është e pamundur. Vetëm në raste se kam familjarët e mi e marr. Por natyrisht kam tim shoq që më ndihmon. Megjithatë, problemi është vetëm kur është jam jashtë vendit”, u shpreh ajo.