Makina luksoze braktiset në kanal, ja arsyeja

220

Një makinë luksoze është braktisur në një kanal pasi shoferi humbi kontrollin dhe e nxorri nga rruga. Lamborghini që kushton 270 mijë paund u fotografua në Enfield në Londër, pranë fushës së trajnimit të Tottenham Hotspur.

Automjeti është në pronësi të Michael Hudson, pronar i firmës Bitscocks. Pasi makina e tij përfundoi në kanal, Hudson kontaktoi me të famshmin Yianni Charalambous që të merrte Lamborghinin.

“Ne patëm një mëngjes të mirë, ky djalë është një legjendë absolute. Nuk kam asgjë përvec dashurisë dhe respektit për ty, faleminderit për ndihmën. I falenderoj të gjithë ata që më shkruajtën e me telefonuan. Unë jam shumë mirë, dëmet e makinës nuk janë shumë të mëdha. Ndoshta do të postoj një video më vonë”, tha Hudson.

Makina ishte braktisur në kanalin pranë shtëpisë së Hudson. Për këtë arsye, ai doli nga makina pa pësuar asnjë lëndim dhe eci deri në shtëpi.