Jo vetëm pjesë e televizionit, Beniada zbulon projektin e saj më të ri

176
Sigal

Modelja Beniada Nishani është zhvendosur në Tiranë, ku po kalon pjesën më të madhe të kohës, për shkak të angazhimeve në Shqipëri.

Me përfundimin e “BB VIP”, modelja u kthye shumë shpejt pjesë e televizionit me paraqitjet e saj të shpeshta në “E diell”.

Aty ajo ka bërë me dije edhe lajmin e saj më të ri, duke njoftuar se po mendon të hapë linjën e saj të veshjeve në qytetin e Tiranës. Ajo nuk e ka bërë ende të qartë nëse bëhet fjalë për linjë të brendshmesh apo një linjë tjetër veshjesh.

Ndërkohë pak ditë më parë, Beniada zbuloi se tashmë është shpërngulur në Tiranë përfundimisht, ku tregoi edhe pak pamje nga shtëpia e saj e re në kryeqytet.

Shtëpia e re është në një lokacion të lakmuar për Tiranën, që tashmë i shtohet edhe një banore tjetër të famshme.