Ja shenjat që tregojnë se ju keni gjetur partnerin e jetës

416
Sigal

Martesa është një hap i rëndësishëm, por në fakt duhet thënë se shumica prej njerëzve kanë frikë ta hedhin këtë hap.

Kujtojmë këtu se shifrat e divorceve janë duke u rritur çdo ditë e më shumë dhe zgjedhja e partnerit me të cilin do të kalojmë jetën bëhet edhe më e vështirë.

Sipas një studimi të fundit është arritur në përfundimin se nëse ju dhe partneri apo partnerja juaj keni këto cilësi, atëherë ka ardhur koha që ju të kurorëzoni martesën tuaj.

Së pari, nëse keni një komunikim të shkëlqyer do të thotë se ju jeni bërë për njeri-tjetrin. Komunikimi është gjëja kyçe në çdo lidhje. Pa komunikim efektiv dhe pozitiv, nuk mund të ndërtohet një lidhje, e cila do të zgjasë përgjithmonë.

Së dyti, nëse ai ose ajo është emocionalisht dhe mendërisht i pjekur, mos kini frikë të martoheni me të, pasi po martoheni me një njeri që mund t’i përballojë sfidat e jetës.

Së fundmi, nëse e respektoni njëri-tjetrin atëherë pa dyshim ju keni lindur për njeri-tjetrin.

Kjo sepse dy njerëz që respektojnë njeri tjetrin mund të kalojnë gjithë jetën bashkë.