Ja çfarë bënë Princ Harry dhe Meghan pak përpara përfundimit të festimeve të Jubileut Platinum

163
Sigal

Festimeve në Jubileun Platinum të Mbretëreshës i erdhi fundi shumë shpejt për Princ Harry-n dhe Meghan Markle.

Çifti u kthye në Kaliforni me djalin e tyre, Archie, 3 vjeç, dhe vajzën e tyre, Lilibet, 1 vjeç, të dielën.

Familja prej katër anëtarësh thuhet se u nis nga aeroporti Farnborough në Angli me një avion privat në orën 13:30, duke humbur kështu Konkursin e Jubileut Platinumit që mbylli festimet katër-ditore të Mbretëreshës Elizabeth II.

Ndërsa Duka dhe Dukesha e Sussex u kthyen në Shtetet e Bashkuara, anëtarët e tjerë të familjes së tyre ndoqën paradën nga ballkoni i Pallatit Buckingham.

Image

Mirëpo duhet thënë se Princi Louis vodhi vëmendjen me veprimet e tij shumë qesharake dhe të adhurueshme në fakt. Ai bëri xhiron e rrjetit duke fituar zemrat e të gjithëve.

Harry, 37 vjeç dhe Markle, 40 vjeç, morën pjesë gjithashtu në “Trooping the Colour”, megjithëse nuk u shfaqën në ballkon për shkak të dorëheqjes së tyre nga detyrat mbretërore në shkurt 2021.

Raportohet se Princ Harry dhe Markle shikonin nga zyra e gjeneralmajorit brenda pallatit.

Harry dhe Markle u përshëndetën nga shikuesit teksa po largoheshin nga aktiviteti në Katedralen e Shën Palit të premten.

Dyshja thuhet se organizuan një festë të vogël ditëlindjeje për vajzën e tyre të shtunën.