Ja 7 arsye të thjeshta pse duhet të pini kafe

572
Sigal

Shumë njerëz këshillojnë se përdorimi i kafesë është i dëmshëm dhe deri diku kanë të drejtë, por nëse ajo përdoret në sasinë e duhur atëherë do të zbuloni sa benefite ka në trupin tuaj. Një ose dy filxhanë në ditë janë të këshillueshme për të gjithë. Më poshtë ju tregojmë 7 arsyet përse duhet të pini kafe sipas ‘Caffeineinformer’:

1-Kafeja ndihmon në reduktimin e dhimbjeve muskulore pas ushtrimeve fizike.

2-Një filxhan kafe përmban 1.8 gram fibra të nevojshme për organizmin tuaj.

3-Mbron shëndetin e mëlçisë nga sëmundje si për shembull ‘Cirroza’(stadi i fundit i sëmundjeve të mëlçisë).

4-Redukton rrezikun e të prekurit nga diabeti.

5-Redukton rrezikun e të prekurit nga sëmundja e ‘Alzaimerit’ (sëmundja e harresës).

6-Lufton depresionin.

7-Të gjithë ata që pinë kafe janë më të mbrojtur nga sëmundja e ‘Parkinson’.