Disney nën kritika, ‘Hiqni këngën raciste’

308
Sigal

Fansa të Walt Disney World dhe Disneyland po kërkojnë heqjen e kolonës zanore së lojës ‘Splash Mountain’, pasi ajo e ka origjinën në filmin ‘Song of the South’. Ky i fundit, konsiderohet si krijimi më racist i studios.

Një peticion i filluar në faqen Change.org kërkon vendosjen e një kënge të re në lojën popullore.

Kritikët janë ankuar rreth mënyrës si filmi portretizon afrikano-amerikanët në jugun racist.

Peticioni ka zgjedhur si alternativë këngën e filmit ‘Princesha dhe bretkosa’, i pari që ka një protagoniste me ngjyrë.