David Beckham i rikthehet pasionit të tij, bletarisë në fshat

209
Sigal

Së fundmi ai u kthye në Britani të Madhe pas një qëndrimi të gjatë në Miami.

Dhe David Beckham dukej se po rikthehej në aktivitetin e jetës në fshat të dielën teksa kujdesej për bletën e tij në kopshtin e shtëpisë së tij në Cotswolds, shkruan DailyMail.

Sportisti, 46 vjeç, i cili e nisi këtë hobi të çuditshëm gjatë periudhës së izolimit, ndau një sërë videosh në InstaStory, teksa veshi një kapelë të sheshtë dhe filloi punën me bletët.

Davidi kishte veshur një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza dhe këpucë ngjyrë kafe, ndërsa u nis për të kërkuar mjaltë

Ish-futbollisti, me krenari e ndau përditësimin me ndjekësit e tij, teksa rrotullonte kamerën rreth kosheres së tij dhe bletët fluturonin brenda dhe jashtë tye.

I bashkuar me tre qentë e tij: Olive, Sage dhe Fig, David dëshmoi se ai është në thelb zotëri i fshatit ndërsa shkroi: “Përshëndetje, zemër. Unë jam në shtëpi… e dua pranverën”.

Pasi u interesua për bletarinë gjatë izolimit, u raportua se ai ishte ‘i vendosur të fillonte të shiste gamën e tij të mjaltit organik’.

David ka ndarë përditësime rreth hobit të tij gjatë 18 muajve të fundit, duke përfshirë fotografitë e tij duke mbledhur mjaltë nga një koshere.

Më parë, u raportua se David ishte gati ta kthente hobin e tij në një biznes duke lansuar mjaltin me emrat e mundshëm ‘D Bee, Seven Honey dhe Goldenbees’, thuhet sipas tabloidit The Sun.

Një burim tha: “Bletaria filloi si një hobi argëtues për të që në fillim të izolimit”.

“Por tani Davidi është bërë pak i fiksuar. Ai e sheh atë një antidot total për jetën e tij të çmendur në Londër dhe Miami”, tha burimi.

Megjithatë ata pohuan se ka më shumë se thjesht argëtim pas interesimit të ri të Davidit, duke sugjeruar se ai mendon se mund të ndihmojë portofolin e tij të biznesit gjithashtu.

David dhe Victoria blenë banesën e tyre në fshat, e cila vlerësohet të ketë vlerë rreth 6.15 milionë funte (7.2 milionë euro), në dhjetor të vitit 2016.

Karakteristikat e pronës në fshat, që ndodhet afër klubit të anëtarëve privat, Soho Farmhouse, përfshijnë një fushë të madhe futbolli, një pishinë të hapur dhe një sauna.

Thuhet gjithashtu se përmban një bodrum vere, një pishinë zhytjeje dhe një garazh të madh, të pajisur me makina të shtrenjta dhe një motoçikletë.