CR7 rrëzon nga “froni” Kylie Jenner, shuma marramendëse që fiton nga Instagrami

348
Sigal

Instagrami veç se përdoret për komunikim, është bërë edhe një mjet ku mund të fitosh shumë para.Shumë artist e “shrytëzojnë” këtë rrjet për të rritur sa më shumë të ardhurat e tyre.

Vitin që lamë pas më e paguara nga Instagrami ka qënë Kylie Jenner e cila është paguar rreth 1.2 milionë dollarë për një postim të vetëm.

Po për 2020 kush është “mbreti” i fitimeve nga Instagram?!

Këtë vit kryeson futbollisit i njohur Cristiano Ronaldo. Në 12 muajt e fundit ai ka bërë , falë 43 postime me sponsorizime dhe ka fituar 41.7 milionë euro.

Në vendin e dytë për fitime nga “Instagrami renditet ylli i Barcelonës Leo Mesi. Ky i fundit në 12 muaj, ka fituar 25.2 milionë euro, një diferencë e madhe në krahasim me Ronaldon.

Ndërsa në vendin e tretë pozicionohet modelja e famshme Kendall Jenner. Ajo ka fituar 21.2 milionë euro në vit vetëm nga Instagrami, ndërkohë që ka lënë pas motrën e saj Kylie Jenner, e cila renditet në vendin e katër me 16.2 milionë euro në vit.

Ndërsa Kim Kardashian është klasifikuar në vendin e shtatë dhe për gjatë një viti ajo ka fituar 9.4 milion euro nga ky rrjet sociale.

Të ardhurat për këtë vit nga Instagrami kanë rënë edhe për Selena Gomez, e cila pozicionohet në vendin e nëntë dhe ka fituar 6.5 milion euro në vit.