Britney Spears i drejtohet gjykatës: Nuk e dua më babain tim si kujdestar

380
Sigal

Fansat kanë kërkuar prej kohësh ‘lirimin’ e Britney Spears nga babai i saj nëpërmjet hashtagut protesta #FreeBritney.Ylli i pop-it ka kërkuar mbështetjen e prindërve prej 2008, kur kishte probleme prikologjike.

Tani Spears ka kërkuar në gjykatë që babai i saj të mos ketë më kujdestarinë e pasurisë së saj. Sipas asaj që raporton Bbc, që citon një dokument të depozituar në gjykatën e lartë të Californisë në Los Angeles, Britney është kundër kthimit të James si kujdestar i saj’.

Dokumenti, siç shkruan Bbc, nënvizon që këngëtarja ishte në fillim dakort për rolin e babait të saj, që ‘e ka shpëtuar nga rrënimi, nga shfrytëzimi i disa individëve dhe nga rrënimi financiar, duke bërë që ajo të rifitontë sërish pozicionin e saj në nivel botëror’, por tani shpjegohet në dokument, ylli i pop-it kërkon të mos ketë më babain e saj si ‘kujdestar’, dukë kërkuar zëvendësimin e tij me menaxherin e saj Jodi Montgomery.

Jamie Spears është paguar rreth 130 mijë dollarë në vit për rolin e tij të tutorit, që i jepte të drejtën të menaxhimit të bizneseve të Spears, si dhe duke vendosur se me kë ajo duhej të frekuentohej. Burri është cilësuar nga fansat si një përfitues. Nga këtu kanë nisur dhe protestat e lëvizjes #FreeBritney, që është mbështetur edhe nga Chiara Ferragni.