Bora Zemani dhe Donald Veshaj u ribashkuan dhe nisën pushimet, çfarë ka Beatrix Ramosaj për të thënë?

276
Sigal

Edhe pse Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj u ndanë pak orë pas përfundimit të Big Brother Vip, madje ky i fundit u ribashkua me Bora Zemanin, fansat kanë ende kureshtje për reagimet apo thumbimet e tyre në rrjetet sociale.

Megjithatë, asnjëri nga tre protagonistët nuk kanë bërë një reagim të qartë sa i përket lajmeve që qarkullojnë çdo ditë në lidhje me ta, duke lënë kështu të hapur çdo dyshim.

Image

Së fundmi lajmi i ribashkimit të Donald Veshaj me Bora Zemanin u bë kryefjalë e mediave rozë, dhe duket se mes tyre gjërat po shkojnë mjaft mirë. Dyshja kanë nisur edhe pushimet e para së bashku.

Por çfarë ka Beatrix për të thënë?

Këngëtarja postoi në Instatstory një foto ku

shfaqet në formë perfekte, ndërsa ka bërë edhe një mbishkrimi, i cili po konsiderohet si reagim ndaj “ribashkimit” të ish të dashurit të saj me Bora Zemanin.

“Gjëja më e çuditshme nga rrjetet sociale është se ti kurrë nuk e di kush po shikon”, shkruan këngëtarja duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

Image

Shpesh postimet në rrjetet sociale janë bërë një urë komunikimi mes personazheve të njohur dhe fansave, apo edhe një mënyrë për të thumbuar publikisht dikë. Ndaj statuset e Borës, Donaldit dhe Beatrix shpesh përkthehen nga fansat si sinjale, kunja, thumbime apo mesazhe të koduara.