Bëni gati valixhet! Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë

767
Sigal

Jemi zyrtarisht në sezonin e pushimeve dhe të gjithë njerëzit janë duke kërkuar për vendet ideale për të pushuar dhe për të kaluar një eksperiencë të paharrueshme.

Nëse jeni tipa aveturierë dhe në kërkim të eksperiencave të reja dhe synimi juaj nuk ështe vetem deti këtë periudhë, atëherë konsiderojini këto 10 vende që në do të listojmë tani. Nëse jeni akoma me dyshime, atëherë po ju themi që këto 10 vende janë konsideruar si 10 vendet më të lumtura në botë.

Lumturia është ngjitëse, pra nëse nuk jeni mirë me humorin, konsideroni një nga këto 10 vende.

Image

1. Nëse doni të mësoni apo të kuptoni vërtetë si është lumturua, atëherë udhëtoni drejt Finlandës. Për ata që kërkojnë të kalojnë një natë nën yje, atëherë një arsye më shumë për t’ju drejtuar Finlandës.

Image

2. Një udhëtim në Danimarkë është shumë i mirë jo vetëm për të vizituar Kopenhagenin por edhe për të shijuar darkën më të mirë në botë.

Image

3. Nëse jeni në kërkim të qetësisë maksimale, atëherë merr me qira një shtëpi druri në Norvegji.

Image

4. Për një eksperiment të paharrueshme vizitoni Islandën. Një vend me pamje magjike natyrore, nga vullkanet te lagunat, një udhëtim në Islandë do t’jua ndryshojë mënyrën se si e shikoni botën!

Image

5. Merr një biçikletë me qira në Holandë dhe bëj një shëtitje tek kanalet karakteristikë të Amsterdamit për të shijuar gjithë qytetin që përçon pozitivitet. Për ta përfunduar në mënyrë perfekte ditën, merr disa ushqime të shijshme dhe bëj një piknik nëpër parqet e bukura të Holandës.

Image

6. Udhëtoni me tren dhe përpiquni të siguroni të kapni një vend tek dritarja e kështu që ju mund të shijonin peisazhin mahnitës të Zvicrës dhe Alpeve të saj.

Image

7. Të humbasësh nëpër rrugët e Suedisë është një domosdoshëmri sipas revistës më të rëndësishme të modës “Vogue”. Ky vend dallohet edhe për arkitekturën fantastike, ushqimin e shijshëm dhe të shumëllojshëm, si dhe për gjithë atmosferën e mahnitshme që e rrethon.

Image

8. Nëse je në kërkim të aventurave të reja, atëherë drejtoju Zelandës së Re. Peisazhe mahnitëse, që nga vullkanet e deri tek detet, në Zelandën e Re secili arrin të gjejë veten.

Image

9. Një shëtitje nëpër rrugët simpatike të Torontos në Kanada dhe mos harro të shijosh ushqimin tradicional.

Image

10. Australia është shndërruar në një destinacion ëndrre për shumë turist. Këshillohet që të provoni sërf pasi në këtë vend bëhet sërf-i më i mirë në botë.