Akuzohet për terrorizëm aktori që fshihet pas rolit heroik të filmit “Hotel Ruanda”

221
Sigal

Gjykata e Ruandës shpalli sot përgjegjëse për sulme terroriste, ish menaxherin e hoteleve dhe aktorin, i cili shfaqet si hero në një film të Hollivudit për gjenocidin e vitit 1994.

Çështja u publikua gjerësisht pasi 67-vjeçari, Paul Rousesampagkina u arrestua vitin e kaluar kur mbërriti në Dubai. 67-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij, me mbështetësit që e cilësojnë gjyqin një turp.

Prokurorët kishin kërkuar burgim të përjetshëm për nëntë akuza, përfshirë terrorizmin, zjarrvënien, pengmarrjen dhe formimin e një organizate të armatosur, të cilën ai e udhëhoqi nga jashtë. Rousesampagkina mori famë botërore pas filmit «Hotel Rwanda», në të cilin ai kishte rolon e një burri  hero.