3 vite pas abortit, çifti i njohur në pritje të fëmijës së tyre të parë

232
Sigal

Eliza Taylor dhe Bob Marley të cilët janë njohur në serialin “The 100” do të bëhen prindër për herë parë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Eliza, përmes një fotoje në Instagram, ku ka lajmëruar të gjithë publikun se ajo dhe partneri i saj do të bëhën prindër për herë të parë.

“Udhëtimi ynë drejt shtatzënisë nuk ka qenë gjithmonë i qetë, por jemi të lumtur t’ju njoftojmë se dhurata jonë e vogël është zyrtarisht drejt rrugës“, shkroi aktorja në Instagram.

Ky lajm i mirë vjen një vit pasi çifti Bob dhe Eliza pësuan një abort në vitin 2019.

Çifti, i cili foli për përvojën e tyre gjatë një kongresi të shkurtit në vitin 2020, shpjegoi se megjithëse procesi ishte “zemërthyes”, ata kishin plane të provonin përsëri.