3 shenjat e horoskopit që do të jenë të favorizuara këtë javë

154
Sigal

Muaji i ri sapo ka nisur me shenja pozitive për disa. Tetori parashikohet të jetë mjaft i vështirë për disa shenja, por java e parë e tij është shumë më e favorshme për disa të tjera.

Dashi– Vendndodhja planetare funksionon në favorin tuaj dhe ju mundëson të ndiqni ëndrrat tuaja. Mund të lidheni përmes aktiviteteve të reja ose të afroheni më shumë me interesin tuaj romantik. Nëse jeni vetëm, e dini shumë mirë ku të drejtoheni për të pushtuar personin që ju intereson.

Luani- Ka ardhur momenti kur detyrimet tuaja do të vijnë në rregull. Me Mërkurin në rrugën e duhur mund të shlyeni detyrimet financiare ose të rrisni të ardhurat tuaja. Mundohuni të ruani një atmosferë të qetë në punë dhe t’u jepni mundësi kolegëve të shprehin idetë e tyre.  Jeta juaj e dashurisë përmirësohet dhe njohjet e reja ju ngrenë humorin.

Bricjapi– Kjo javë do jetë dinamike dhe optimiste, pasi arrini të përqendroheni te puna dhe marrëdhëniet me publikun. Shmangni rreziqet ekstreme dhe shikoni që biznesi juaj të përmirësohet. Kushtojini vëmendje edhe detajeve më të vogla për të shmangur gabimet dhe për të gjetur ekuilibrin. Besoni zemrën tuaj dhe nëse dëshironi të riktheheni në një marrëdhënie ish, shkoni për të.