Sigal

E pandërgjegjshmja jonë ka shumë mistere. Mund të na tregojë se çfarë po na mërzit dhe cilat janë dëshirat tona të fshehta. Studiuesit kanë dëshmuar se mjedisi ynë ndikon në shëndetin tonë mendor dhe gjendjen emocionale.

Le të fillojmë me këtë test për të përcaktuar gjendjen psikologjike.

Shikoni përreth fotos. A ju kapi syri diçka? Tani shikoni rezultatet.

 Lisharësja
Simbolizon lojërat dhe dëshirat sensuale. Kjo do të thotë që ju keni disa obsesione apo varësi.

Kukulla 
Kukulla përfaqëson lidhjen tuaj me fëmijërinë. Ju nuk dëshironi të rriteni dhe përpiqeni të dukeni më të rinj se jeni.

Kutia e bojës lejla 
Boja e hapur mund të tregojë për dëshirën për të shprehur emocionet tuaja.

Kutia me bojën pink
Mund të simbolizojë agresionin e akumuluar, ankthin dhe pasigurinë që po përpiqeni të fshihni nga ata që janë përreth jush.

Biçikleta
Biçikleta përfaqëson ekuilibrin tuaj të brendshëm dhe dëshirën për të eksploruar diçka të re duke përfshirë mjedisin tuaj, vlerat e reja dhe ndryshimin.

Kutia me mollë
Shporta e mollëve shpreh njohurinë tuaj të thellë, mençurinë, arritjen e qëllimeve personale dhe lumturinë.

Gozhdat
Përfaqësojnë dhunë ndaj vetes dhe njerëzve të tjerë. Kjo është një shenjë e një gjendje emocionale problematike dhe e gjendjes së ndryshuar të ndërgjegjes.

Helmeta
Eshtë një simbol i guximit dhe shpirtit luftarak. Ajo gjithashtu simbolizon impulsivitetin dhe pamundësinë për të marrë një vendim për diçka.

Librat
Librat simbolizojnë dëshirën tuaj për njohuri, edhe pse, janë në bodrum, mund të jetë një shenjë se ju jeni të “humbur” dhe po përpiqeni të gjeni kuptimin e jetës.

Çekiçi 
Një çekiç është simbol i dhunës dhe dëshira për të arritur diçka me forcë. Kjo dhunë mund të përqendrohet në diçka nga mjedisi. Ai gjithashtu mund të jetë një shenjë e konfliktit të brendshëm.

Maskat 
Maskat qëndrojnë aty për emocionet tona, qoftë pozitive ose negative, duke ilustruar qëndrimin tonë ndaj të tjerëve.

Piktura
Piktura tregon stabilitetin mendor dhe qartësinë e mendjes.

Rrota në mur 
Rrota simbolizon një aleancë midis mjedisit dhe njerëzve të ngushtë. Megjithëse, mund të jetë edhe një shenjë që ju nuk doni të ndryshoni diçka në jetën tuaj.

Salsiçet 
Demonstrojnë një lidhje të fortë me shëndetin tuaj fizik. Zakonisht njerëzit me probleme shëndetësore të fshehura zgjedhin këtë produkt nga fotoja.

Dritaret
Nëse e keni zgjedhur këtë element ndoshta ju jeni të vetmuar. Grilat mund të jenë simbol i ankthit dhe depresionit.

Shkallët
Shkallët simbolizojnë dëshirën tuaj për të arritur qëllimet dhe përpjekjet që ju vendosni. Hapat janë pengesat që hasni gjatë përpjekjeve tuaja.

Kutitë 
Kutitë përfaqësojnë personalitetin tuaj. Është një enë simbolike ku mund të fshehësh diçka nga njerëzit e tjerë. Ti e di më së miri se çfarë fshihet.

Fshesa
Tregon dëshirën tuaj për të pasur një marrëdhënie më të ngushtë dhe intime me personin që e doni.

Karrigia e thyer
Nëse zgjodhët një karrige të thyer, kjo do të thotë që ju jeni të stresuar, të lodhur, ndiheni të paqëndrueshëm dhe duhet të pushoni.

Pasqyra e thyer 
Pasqyra simbolizon mënyrën si e shohim veten. Por pasi është thyer, kjo mund të jetë një shenjë e një lufte të brendshme. Si rezultat, ju ndiheni keq për veten.

Gërshërët
Ky produkt është simbol i shtypjes. Ju jeni të detyruar të bëni një zgjedhje dhe të merrni një vendim të rëndësishëm.

Megjithë rezultatet e testimit, ju gjithmonë mund ta ndryshoni gjendjen tuaj emocionale drejt një perspektive më pozitive. Mundohuni të bëni jetën tuaj më të gjallë, të ndryshoni rutinën tuaj, ose të shkoni me pushime. Nëse mendoni se nuk mund ta bëni vetë, merrni ndihmë profesionale.

A jeni dakord me rezultatet e testimit?