Sigal

Astrologjia mund të tregojë shumë për ne, edhe për personalitetin tonë.

Gaforrja sheh shumë TV: Me shumë mundësi, nëse jeni Gaforre, jeni i varur nga Netflix. Një mbrëmje në shtëpi nën shoqërinë e televizorit është e preferuara e Gaforres. Të qëndrosh në shtëpi është bukur, por edhe të dalësh herë pas here, të bën mirë.

Ankohet shumë: Gaforrja e çon në ekstrem historinë e ankesave për gjëra të ndryshme.

Frustrohet lehtë: Gaforrja mbushet me frustrime dhe pakënaqësi të cilat nuk e lejojnë të shkojë përpara. Kjo mund t’i çojë në mendime negative dhe ankesa të tjera.

Është një shenjë shumë e ndjeshme: Është gjë e mirë të jesh i ndjeshëm, por kur e klaon kufirin, provokon shumë stres. Duke qenë të ndjeshëm, emocionet intensive shfaqen në një mënyrë jo gjithmonë të shëndetshme, duke bërë të ndiheni keq.

Akumulon gjëra: Kjo veti mund të jetë e dobishme nëse punoni në një dyqan antikuarësh  ose objektesh vintage. Përndryshe, ruajtja e gjërave të padobishme, thjesht sepse të sjellin kujtime, mund ta bëjë shtëpinë tuaj shumë të ngarkuar.

Sugjerim: Gaforren do ta ndihmonte shumë biseda me një terapist ose mik të mirë. Do ta bënte të ndihej më pak i trishtuar. Kur lidhet me njerëz të tjerë, Gaforrja ndihet në vëmendjen e tyre dhe mund t’i ndryshojë zakonet e këqija.